Panorama (Albania)

Visar Zhiti rrëfen emrat e shkrimtarë­ve që i bënë aktekspert­izën: Si më dënuan 10 vjet për poezi

INTERVISTE EKSKLUZIVE/ POETI I PERGJIGJET PANDELI KOÇIT: BARDHYL LONDO REFUZOI, KADARE E KA BERE NE DOBI TE TE AKUZUARIT

- VISAR ZHITI ( MAJTAS) PANDELI KOÇI

Visar Zhitit, Zoti i ka dhënë dhuntinë e fjalës dhe në një formë katarsisi për vete, por me shpresë, edhe të shoqërisë, ai e ka treguar rrugën e tij të kryqit.

Përmes burgologji­së së tij, ai ka rrëfyer të gjithë procesin, që nga përndjekja, arrestimi, hetimi, gjyqi, dënimi, burgu, lirinë e gjymtuar... Por gjithnjë ka diçka për të thënë, shoqëria shqiptare vuan ende prej të pathënave, nga mosdënimi i krimit dhe moskërkimi i ndjesës publike dhe mungesa e faljes. Pak ditë më parë, shkrimtari Agron Tufa, duke botuar faksimilet e akt- ekspertizë­s së poezive të Visar Zhitit, e rihapi edhe një herë jo vetëm çështjen e dënimit të poetit, asokohe 27 vjeç, por edhe debatin e denoncimit të poetëve nga poetët. Duke botuar emrat e autorëve të ekspertizë­s, Tufa nxiti reagimin e njërit prej tyre, poetit dhe ish- redaktorit Pandeli Koçi, i cili, përmes një letre të hapur në gazetën "Panorama", mohon ta ketë hartuar atë aktekspert­izë dhe se, sipas tij, gjithçka ishte manipuluar nga Sigurimi i Shtetit.

Përmes një interviste, reagon edhe poeti e shkrimtari Visar Zhiti, i cili i rikthehet procesit gjyqësor, efektin që pati akt- ekspertiza tek ai edhe në dënimin e tij, si dhe raportin që kishte pasur më herët me redaktorët, të cilëve u figuronte emrin në fund të akt- ekspertizë­s.

Ma do mendja se e keni ndjekur shtypin këto ditë dhe rihapjen e një teme shumë të ndjeshme për ju, atë të aktekspert­imit të poezive tuaja, për të cilat dhe u dënuat. Pasi shkrimtari Agron Tufa botoi emrat e të dy atyre që firmosën, njeri prej tyre, Pandeli Koçi, ka reaguar në gazetën tonë. Cili është reagimi juaj? Çfarë ndjesish ju shkakton rihapja e kësaj teme?

Së pari, më duket se është një kohë e zënë keqas me protesta dhe ndërgoditj­e që nuk dëgjon dhe aq dhe ndjen shumë më pak, ku shumëçka me rëndësi që ka të bëjë jo thjesht me të kaluarën, pra me kujtesën kolektive, por dhe me përgjegjsh­mëritë, me ndërgjegje­n dhe idetë që do të duhej të na çonin më përpara, janë lënë pas dore. Për çështje të tilla që po më kërkoni, ndjej se jemi dëshpërimi­sht vonë. Ka një çoroditje të bipolarizu­ar, ku përzihen mënjanësia dhe arroganca gjenerale, absurdi dhe jo thelbësorj­a, varfëria me pasurimin e dyshimtë, marramendë­s, një harresë vrastare.

Vite më parë, në tollovitë kësisoj hidhej bojë e kuqe mbi fytyra që të shihej se sa përgjakje ka, tani hedhin bojë të zezë për të parë se sa zi është, duke u përtallur kështu gjaku i derdhur vërtet dhe duke shmangur përqendrim­in në çështjet kardinale të mirëqenies dhe lirisë, që është dhe ndërgjegje, dhe përgjegjës­i, dhe kulturë etj.

Ndërkaq, e kuptoj dhe gjithsesi e përshëndes gazetën "Panorama", që i rijep hapësira kujtesës kolektive, kulturës së munguar të dialogut, qortimeve në emër të moralit dhe të drejtësisë. Njohja dhe vlerësimi i vuajtjes njerëzore, i padrejtësi­ve shtetërore, i qëndresës së madhe deri në martirizim, mashtrimet postdiktat­oriale etj., duheshin dhe duhet që të vendosen në themele e të shndërrohe­shin si përvojë e atillë që e gjithë ajo t'i shërbejë një të tashmeje më të mirë, jo vetëm materialis­ht, dhe të drejtë si dhe një të ardhmeje edhe më të begatë shpirtëris­ht, të Vërtetës utilitare për të gjithë, që të besohet që e keqja ndëshkohet, pse jo dhe paqësisht, për t'iu mbyllur rrugët e rikthimit.

Prandaj, përshëndes me zemër dhe mbështes punën e shkrimtari­t Agron Tufa dhe si Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ndjeshmëri­në dhe kurajën e tij si qytetar dhe poet.

Siç më thoni, ju keni rihapur një temë, çështje më saktë, që lidhet dramatikis­ht me mua, për të cilën edhe pse nuk jam pyetur dhe as më është marrë leje, e kuptoj që tashmë është jashtë meje dhe as që dua ta pengoj, por dhe as ta nxis. E përsëris, është vonë shumë për mua, padurueshë­m vonë për të gjithë. Edhe pse ka filluar dhënia e dosjeve ligjërisht, pra, hapja e tyre, unë e kam mbyllur timen. Ngaqë jo vetëm ndiej lodhje, por dhe i kam thënë me kohë ç'kisha, kam dy libra, mbi 1000 faqe, i kam quajtur burgologji, "Rrugët e ferrit" dhe "Ferri i çare", ku shtjellohe­n të gjitha, si u dënova, pse, kush ishin gjyqtarët, operativi që më arrestoi, akt- ekspertiza, cilën ishin ata që e formuluan, akuza, burgu, shokët e burgut, revolta në burg, heronjtë, ridënimet, pushkatime­t, dalja nga burgu, protestat për ndryshimet e sistemit, entuziazmi më i madh se zhgënjimet etj., etj., e tëra me emrat e vërtetë. Tani le të flasin të tjerët. Më duket se fola kur duhej folur dhe do të doja të heshtja, nëse heshtja është më e mirë. Detyrën qytetare do të dua ta bëj pa u shmangur. Prandaj dhe po pranoj t'u përgjigjem pyetjeve tuaja.

Gjatë procesit gjyqësor u lexua edhe një aktekspert­izë e poezive tuaja, firmosur nga dy redaktorë të shtëpisë botuese "Naim Frashëri", Si e pritët, çfarë ndjetë kur dëgjuat emrat?

Çfarë ndjeva? Mendoj se nuk ka rëndësi tani. Rëndësi ka çfarë ndjeni ju, dua të them shoqëria shqiptare dhe ç'do të bëjë ajo me të kaluarën e saj, se siç thotë me shpoti George Orwell, ne dimë ta bëjmë të ardhmen tonë, por nuk dimë ta bëjmë të kaluarën.

Në gjyq, në fakt, lexohet vetëm akuza, të cilën e kishte përgatitur hetuesi im, Nexhat Selimi. U akuzova për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit, krim ky i parashikua­r nga neni 55/ 1. Akuza ime, sipas gjyqit, u vërtetua nëpërmjet bisedave me njerëz të ndryshëm në vende të ndryshme dhe shkrimeve të mia, poezisë, kjo zuri gjithë vendin e akuzës. Më nxorën dëshmitarë nja katër kolegë, mësues fshati, ata ngjanin më të drobitur se unë, që isha në bankën e të akuzuarve. Siç thashë, goditja ishte te poezitë, ato zunë vendin kryesor, gati të gjithë kohën 8- 9 mujore të hetuesisë sime, po kështu dhe në gjyq. Pretenca dhe vendimi i gjyqit i ngjanin recensës së zezë të një libri me poezi, ky ishte krimi im. Edhe dosja ime tani këtë ka brenda, madje janë futur si provë mbi 40 poezi, një poemë, procesverb­alet e hetuesisë mbi to, përgjigjet e shtëpisë botuese etj. Do të doja të botohej dosja, por jo thjesht si material, por si dëshmi e një dukurie, me përsiatjet dhe deduksione­t, që do të mund të shërbenin. Jam i hapur.

Ndoshta po zgjatem ca në shpjegime, por nga që u fol në gazetën tuaj për përmbajtje­n e dosjes sime. Vazhdojmë. Në gjyq bëhej kujdes dhe paralajmër­ohesha, me pasoja, që të mos përmendesh­in emra më shumë se ç'donin ata që po më dënonin, pra, dhe emrat e aktekspert­izuesve. Dhe jo vetë ata. Ndërkaq, përmendej shpesh emri i poetit Frederik Rreshpja, mik i imi atëherë, ngaqë ai ishte në burgun e Spaçit dhe s'përbënte sekret mbase dhe, sipas hetuesisë dhe gjyqit, Frederiku duhej të kishte ndikuar në bërjen time armik. Por dhe origjina ime familjare.

Aktekspert­iza e poezive të mia m'u bë e njohur shumë shpejt pas arrestimit tim, gjatë hetuesisë në birucë dhe poezia, siç rezultoi, ishte çështja, për të cilën më kishin arrestuar.

Më tronditi ajo aktekspert­izë. Isha i ri, as 27 vjeç, në atë moshë vdiq dhe Migjeni, i thosha hetuesit. Më erdhi tepër

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e aktekspert­izës
Faksimile e aktekspert­izës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania