Panorama (Albania)

Duka, dakord me Bashën për mandatet

"Edhe pse tri mandate në listat e PD janë të PAA, do t'i dorëzojmë"

-

Pas daljes në një deklaratë publike, ku Lulzim Basha propozoi që opozita të djegë mandatet, dolën edhe reagimet e aleatëve. I pari që u shpreh pro kësaj ishte kryetari i PDIU- së, Shpëtim Idrizi, i cili theksoi se propozimi i kreut të PD- së për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshm­e është zgjidhja e duhur për të kapërcyer krizën politike. "PDIU mbështet vendimin e PD- së për t'i dhënë zgjidhje politike vendit, si i vetmi instrument që politika e përgjegjsh­me ka për të zgjidhur krizën shumëdimen­sionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësim­i, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshm­e dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë. Vlerësojmë propozimin e z. Basha për djegien e mandateve, si një shprehje e vullnetit të qartë, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(- në) e një Parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo max- horancë po e refuzon me arrogancë", theksoi Idrizi. Pas tij erdhi edhe reagimi i Agron Dukës. Kryetari i PAA- së, i cili nuk është deputet, por që e përfiton mandatin nëse japin dorëheqjen deputetët e PD- së, u shpreh se nëse vendimi merret në mënyrë konsensual­e, as ai nuk do ta pranojë mandatin e deputetit. "Nëse opozita parlamenta­re gjykon se kanë shteruar të gjitha rrugët politike dhe vendos të djegë mandatet, ne do të respektojm­ë vullnetin e saj. Edhe pse tri mandate në listat e Partisë Demokratik­e u përkasin kandidatëv­e të Partisë Agrare Ambientali­ste, ne do t'i dorëzojmë ato, pasi nuk mund të jemi pjesë e një Parlamenti ilegjitim. Ky akt politik i opozitës shënon fillimin e një faze të re, në të cilën, të gjithë bashkë, duhet të gjejmë forcën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm për t'i dhënë fund tjetërsimi­t të zgjedhjeve, por për të hedhur themelet e një sistemi zgjedhor të drejtë, demokratik dhe përfaqësue­s.

 ??  ?? Agron Duka
Agron Duka
 ??  ?? Shpëtim Idrizi
Shpëtim Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania