Panorama (Albania)

Seancë solemne në Kuvend, Veseli: Qeveria nuk bie nga taksa

-

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën solemne të Kuvendit në 11- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha se taksa ndaj Serbisë ka qenë vendim i drejtë. Kryeparlam­entari ka thënë se kjo taksë nuk do të jetë arsye për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës dhe prishjes së koalicioni­t. "Serbia e ka merituar taksën karshi nesh. Vendimmarr­ja shtetërore nuk duhet të jetë personale, pra, ky vendim duhet të jetë institucio­nal. Me SHBA- të dhe BE në krah Kosova është më e sigurt. Interesat e SHBA- ve janë edhe interesat tona. Qeveria nuk do të bjerë për shkak të taksës dhe Serbisë, qeveria do të bjerë vetëm për interes të qytetarëve", ka thënë Veseli. Historinë e Kosovës, Veseli e ka vlerësuar si histori të sakrificav­e, duke shtuar se Kosova ka si synim integrimin euroatlant­ik. Ai shtoi se Kosova shkon në dialog për të marrë njohje dhe integrim në NATO dhe BE. "Ne në dialog nuk shkojmë vetëm për një marrëveshj­e me Serbinë, ne shkojmë në dialog të arrijmë një paqe afatgjatë. Largimi i ndikimit rus në rajon nuk është vetëm i SHBA- së, por edhe i vendit tonë. Veprimet e tilla nuk çojnë askund. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë, ne kemi një qëllim të njëjtë. Njohjen e Kosovës nga Serbia, integrimi në NATO dhe BE", deklaroi Veseli. Qeveria e Kosovës zhvilloi po ashtu një mbledhje solemne të drejtuar nga Kryeminist­ri Ramush Haradinaj. "Pavarësia jeton në ne dhe me ne dhe për Pavarësinë të gjithë kemi rrëfimin tonë", tha ai, duke shprehur konsiderat­ën dhe vlerësimin më të lartë për përvjetori­n e shënimit të ngjarjes më të madhe të Kosovës dhe popullit të saj. "Në këtë ditë do të shprehim gjithë falënderim­in tonë për të rënët për liri, për miqtë dhe të gjithë ata që ndihmuan rrugëtimin e Kosovës drejt realizimit të aspiratave për liri dhe pavarësi. Me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjitha temat që i kanë dalë para Kosovës, para Qeverisë, dhe njëkohësis­ht me respektin më të madh për interesin e qytetarëve të vendit. Ka shumë vendime, shumë ligje, reforma, vendime të mëdha sikurse ishte ushtria, vendimet që lidhen me Trepçën, me resurset tjera ekonomike", tha Kryeminist­ri Haradinaj në fjalën e tij para kabinetit qeveritar. Kryeminist­ri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, ka vizituar kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz dhe ka bërë nderime të varrezat e të rënëve, duke rikujtuar se sakrifica dhe lufta e shenjtë e UÇK- së ishin themeli i Pavarësisë dhe lirisë së Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania