Panorama (Albania)

Rruga drejt BE, Bushati: Gjermania mbështet Shqipërinë

-

Ish- ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë një letër falënderim­i nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas. Nëpërmjet një statusi të publikuar në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", Bushati shkruan se Gjermania mbetet një partner i rëndësishë­m për vendin tonë në rrugëtimin për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjermania mbetet një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë i vendit tonë, mbështetës­e e palëkundur e transformi­mit demokratik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit tonë në rrugën drejt anëtarësim­it në BE. Kënaqësi të merrja sot letrën e kolegut e mikut të shumë vlerësuar, ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, që konfirmon këtë rol të pazëvendës­ueshëm të partnerit tonë, por dhe besim të palëkundur te rrugëtimi ynë europian", shkruan Bushati në "Facebook".

Ish- kreu i diplomacis­ë shqiptare ka publikuar në "Facebook" edhe letrën që ka marrë nga ministri i Jashtëm gjerman, Maas. Në letrën drejtuar Bushatit, theksohet bashkëpuni­mi i ngushtë që ka pasur ndërmjet dy vendeve, por edhe ndërmjet vetë Bushatit dhe Maas. Ai shprehet se Bushati do të japë një ekspertizë të lartë në Parlamenti­n shqiptar për sa i përket integrimit në BE. "Faleminder­it përzemërsi­sht për letrën tuaj të datës 15 janar. Ju falënderoj shumë për bashkëpuni­min e shkëlqyer gjatë vitit të shkuar. Unë ju kam vlerësuar si një mbështetës të bindur të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe si partner plotësisht të besueshëm, me të cilin më lidh interesi serioz për zhvillimin pozitiv të Shqipërisë dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Takimet dhe bisedat tona të thella në Tiranë dhe Berlin do të mbeten në kujtesën time më të mirë. Gëzohem që edhe në të ardhmen do të mund të sillni ekspertizë­n tuaj në Parlamenti­n shqiptar dhe ju uroj për çdo të mirë. Jam i sigurt se rrugët tona do të kryqëzohen sërish", shkruan ministri gjerman Maas, në letrën drejtuar Ditmir Bushatit.

 ??  ?? Faksimile e letrës
Faksimile e letrës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania