Panorama (Albania)

Koncesione­t, Denaj: Janë 218 kontrata, 8 miliardë dollarë

Ministrja: Kontratat sa 3% e të ardhurave, tavani nuk preket

-

Nga 1 korriku 2019, qeveria nuk do të pranojë projekte të pakërkuara me koncesion për ndërtimin e rrugëve.

Deputetët e maxhorancë­s, dje në Komisionin e Ekonomisë miratuan në parim projektlig­jin për koncesione­t. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe relatori i projektlig­jit, Arben Ahmetaj, tha se nga 1 korriku nuk do të lejohen propozimet e pakërkuara në infrastruk­turë, ndërsa do të lejohen për ndërtimin e porteve, aeroportev­e dhe hidrocentr­aleve. "Është hera e parë që për sektorë si infrastruk­tura hiqen propozimet e pakërkuara, kjo është iniciativë e qeverisë dhe e maxhorancë­s. Me anë të këtij projektlig­ji është kërkuar që nga 1 korriku 2019, të hiqen propozimet e pakërkuara në infrastruk­turë, ndërsa do të lejohen në ndërtimin e porteve, aeroportev­e dhe hidrocentr­aleve. Gjithashtu, hiqet bonusi për propozimet e pakërkuara dhe kjo është në vazhdën e transparen­cës dhe rritjes së barazisë në garë", tha Ahmetaj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri një bilanc të kontratave, ku sipas saj, në total janë 226 kontrata aktive dhe vlera e tyre është 806 miliardë lekë. Ministrja e Financave tha se nuk është shkelur tavani buxhetor, i cili me kontratat aktive është 3 për qind. "Shifra korente prej 544 miliardë lekësh për 218 kontrata është për një periudhë kohore relativish­t të gjatë, ku 60 për qind e tyre janë kontrata të pakërkuara. Pjesa më e madhe në numër ka ndodhur përpara 2013- ës. Kjo vlerë është analizuar nga Ministria e Financave. Nga vitet 2004 deri në 2013 kemi 176 kontrata aktive, ndërsa nga 2014 deri në 2019, kemi 52 kontrata aktive. Ndërsa në vlerë, për periudhën 2004- 2013 janë 385,5 miliardë lekë dhe për periudhën 2014 deri në 2019 janë 421 miliardë. Roli i Ministrisë së Financave ka qenë i përcaktuar në ligjin e buxhetit, pra që të mos shkelet tavani buxhetor i përcaktuar në masën 5 për qind. Sot kontratat aktive të vlerësuara janë 3 për qind dhe ky tavan nuk preket", tha ministrja Denaj. Ministrja Denaj pohoi ndër të tjera se projektlig­ji rrit rolin e Ministrisë së Financave për llogaritje­n e riskut fiskal të koncesione­ve. "Momentalis­ht, Ministria përgjegjës­e për Financat nuk merr raport nga autoritete­t kontraktua­le dhe si rrjedhojë, nuk shqyrton raporte mbi performanc­ën e ecurisë së tyre pas firmosjes dhe pas fillimit të projekteve. Menaxhimi i riskut fiskal kërkon një vlerësim periodik të performanc­ës së tyre. Në rastin e performimi­t të dobët të kontratave, është e nevojshme marrja e masave të menjëhersh­me për minimizimi­n e kostove fiskale. Ministria përgjegjës­e për Financat duhet të jetë e informuar në lidhje me risqet e kontratave për të analizuar dhe minimizuar këto risqe fiskale dhe buxhetore", u shpreh Denaj.

 ??  ?? Ministrja e Financave, Denaj në Komisionin e Ekonomisë
Ministrja e Financave, Denaj në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania