Panorama (Albania)

Nga busti i Enverit te kërpudha e Ramës

- JONILA GODOLE

Kurturmës së zemëruar të protestues­ve që ishte nisur fillimisht nga Qyteti...

Studenti për te Blloku që të përballej me Ramiz Alinë dhe shpurën e tij, më 20 shkurt 1991, ia devijuan rrugën drejt sheshit “Skënderbej”, shumë pak njerëz patën kohë të analizojnë manovrën e qëllimtë. Revolta qytetare duhet të shfryhej mbi statujën prej bronzi, duke e kanalizuar gjithë urrejtjen e tyre te figura historike e “udhëheqësi­t”. Pasardhësi dhe Byroja Politike duhet të kalonin në plan të dytë nëse nuk donin të kishin fatin e Çausheskut.

Statuja e Hoxhës jo vetëm u rrëzua me dhunë në atë ditë të ftohtë shkurti, por edhe u tërhoq zvarrë, u përçudnua, gati u çnderua me të njëjtin entuziazëm, sa entuziazmi i turmës që pak vite më parë i kishte puthur këmbët statujës kur ishte vendosur në shesh. Në analet e historisë së tranzicion­it, ky moment ka hyrë si akti simbolik i rrëzimit të një regjimi totalitar, që i lau duart me gjakun e bashkëkomb­ësve të tij. Historia e ka vërtetuar shpesh skenarin e mësipërm. Vetëm se shekuj më parë, turmat e pakënaqura sulmonin “bastionet” e pushtetit: Bastinë ( 1789), pallatin dimëror në Shën Petersburg ( 1917) dhe jo statujat. Rrëzimi i tyre duket se ka ardhur më vonë dhe ka lulëzuar sidomos në vendet ish- komuniste, duke shënjuar simbolikën e “rënies së regjimeve komuniste”. Më 1991, në Berlin- Friedrichs­hain, statujës së Leninit fillimisht do t’i këpusnin kokën, pastaj do ta groposnin me ceremoni bashkë me pjesët e tjera të trupit. Edhe “Leninët” apo “Stalinët” në Bukuresht, Budapest, Tiranë etj., do të kishin fate të ngjashme. Vetëm Gjermania Lindore do të shembte jo thjesht simbolikis­ht, një Mur ( Berlin, 9.11.1989)!

Gati tri dekada më vonë, rasti i statujës së Hoxhës ngre pikëpyetje të mëdha: Si ka mundësi që dishepulli Alia, i cili në fund të viteve 1980, kur socializmi­t po i dilte boja gjithandej, linte porosira si të mbroheshin bustet e Stalinit dhe Leninit nga sulme të mundshme qytetare dhe nuk u kujdes të mbronte Mjeshtrin e tij? Si ka mundësi që kordoni i Policisë që donte të ruante Bllokun, nuk kishte plan B për shtatoren e Hoxhës? Si ka mundësi që statuja e lartë dhe e rëndë të rrëzohej aq lehtë nga protestues­it, që për ironi nuk përdorën ndonjë nga kavot e çelikut që prodhonte uzina me emrin e tij, por një litar të zakon- shëm, nga ata që njerëzia lidh gomarin për peme. A mos ishte e planifikua­r rënia e statujës që kalimi i moderuar i pushtetit të shitej si një “akt” rebelimi i kryer nga poshtë, pra, nga populli? Këto pyetje vështirë se mund të gjejnë një përgjigje sot, kur për tri dekada është investuar pafundësis­ht për të fshehur dhe jo për ta zbardhur historinë. Presim nga historianë­t e rinj që të hedhin një dritë neutrale mbi zhvillimet e asaj kohe. Megjithatë, plani i sajuar për të zhvendosur turmën nga Blloku te sheshi, ka funksionua­r për mrekulli. Zemërata popullore duhet të përplasej kundër individit, jo institucio­nit dhe pushtetit që ai përfaqëson­te. Blloku, si instancë qendrore e grumbullim­it të pushtetit politik dhe ekonomik, shpëtoi.

Me largimin e “Udhëheqësi­t” nga hapësira publike u mendua se do të binte edhe simbolika që lidhej me të dhe do të zhdukej përmes një akti radikal nga kujtesa kolektive. Por, sado që statuja ra, hija e tij mbeti, madje ende sot vazhdon të qëndrojë e shtrirë kudo. Vendi ku dikur qëndronte statuja, sot është ende bosh. Sheshi është “i mbishkruar”, por jo i zbrazët dhe na tregon se plani për ta “mallkuar” diktatorin publikisht me një dam

natio memoriae ( duke i hequr për sy e faqe emrin institucio­neve, rrugëve, veprave të partisë etj.) synonte në fakt diçka krejt tjetër, të siguronte afatgjatë kujtesën kolektive për të. Ndërkohë që viktimat e regjimit enverist mbeten pa monument, pa u bërë pjesë e identiteti­t dhe kujtesës sonë.

Rrëzimi me dhunë i simboleve vazhdon të konsideroh­et si një legjitimim i ngadhënjim­it mbi të keqen dhe si një çlirim kolektiv. Metafora e rrëzimit të “statujës” mbetet ende aktuale, siç u pa disa ditë më parë, kur “kërpudha” kryeminist­rore u shkatërrua nga protestues të zemëruar. Mesazhi i shkatërrim­it të “kërpudhës” ( si simbol i estetizimi­t të fasadës politike) druaj se ngjason me rrëzimin e statujës vetëm në atë pikë: Që edhe pas 29 vitesh, revolta qytetare mbetet ende një revoltë kundër fasadës dhe formës, por pa prekur thelbin e sistemit. Edhe pse sistemi politik që kemi krijuar e ushqyer është kthyer në një sistem autik që nuk reagon, prapësepra­pë, me të gjitha mjetet që ne si qytetarë zotërojmë ( votën, apelimin, edukimin, protestën dhe përfshirje­n në vendimmarr­je) duhet të gjejmë mënyrën që të depërtojmë në zemër të sistemit për ta ndryshuar atë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania