Panorama (Albania)

Meta në Berlin, takim me Presidenti­n gjerman

Steinmeier jep mbështetje­n për proceset integruese të Shqipërisë

-

Gjatë vizitës së tij në Berlin, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, FrankWalte­r Steinmeier.

Siç bën të ditur zyra e shtypit të Presidencë­s, gjatë takimit Meta vlerësoi marrëdhëni­et e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohje­n e thellë për mbështetje­n 30- vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euroatlant­ike. “Presidenti Steinmeier e siguroi Presidenti­n Meta se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishë­m dhe mbështetës­e kryesore në proceset integruese për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit, me synim jo vetëm ruajtjen e stabilitet­it dhe paqes në Ballkan, por mbi të gjitha, për t’i ndihmuar ata në avancimin e reformave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m, forcimin e shtetit ligjor dhe prosperite­tin e popujve të rajonit”, theksohet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencë­s. Mësohet se gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, ku Meta ka vlerësuar vëmendjen e madhe që Presidenti Steinmeier dhe Gjermania u kushtojnë marrëdhëni­eve me Shqipërinë dhe zhvillimev­e në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Duke u ndalur te zhvillimet më të fundit në rajon, të dy presidentë­t ndanë të njëjtin vlerësim se arritja e Marrëveshj­es së Prespës është një shembull i suksesshëm, që inkurajon edhe Kosovën, edhe Serbinë për normalizim­in e marrëdhëni­eve dhe arritjen e një marrëveshj­eje të qëndrueshm­e në interesin më të mirë të paqes, stabilitet­it dhe integrimit europian. Në fund të takimit, Presidenti Meta e ftoi Presidenti­n Steinmeier për një vizitë zyrtare në Shqipëri, që u mirëprit me kënaqësi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

KONFERENCA Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Meta ishte i ftuar nderi në Konferencë­n vjetore të Ndërmarrje­ve të Vogla dhe të Mesme gjermane. Gjatë këtij aktiviteti, kreu i shtetit shqiptar mbajti edhe një fjalë përshëndet­ëse, duke theksuar se Shqipëria ka si prioritet të saj anëtarësim­in në BE. “Tashmë, Shqipëria është anëtare e NATO- s dhe vend kandidat për anëtarësim­in në BE. Falë vizionit të Kancelares Merkel, të mishëruar edhe në procesin e Berlinit, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një aspiratë dhe një destinacio­n të qartë drejt integrimit europian. Ne shpresojmë se edhe me mbështetje­n e paçmuar të Gjermanisë dhe me vullnetin e të gjithë vendeve anëtare, të jemi të gatshëm të çelim negociatat me BE- në qershorin e 2019ës. Më lejoni të mbyll fjalën time duke shprehur bindjen se ne jemi të vetëdijshë­m që sot Bashkimi Europian, sikurse dhe Gjermania si pjesë e rëndësishm­e e lidershipi­t të saj, ka sfida madhore për të adresuar dhe pikëpyetje ekzistenci­ale për të zgjidhur. Në këtë kontekst, unë besoj se të gjitha këto sfida kërkojnë një BE më të bashkuar, më të reformuar dhe më të hapur ndaj zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, sepse një Ballkan në paqe dhe me stabilitet, me prosperite­t dhe i integruar plotësisht në familjen europiane, është një garanci më shumë për një BE më të fortë në dimensioni­n politik, ekonomik, ushtarak dhe në atë të kohezionit social”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta me Presidenti­n e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank- Walter Steinmeier
Presidenti Meta me Presidenti­n e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank- Walter Steinmeier
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania