Panorama (Albania)

Studentët humbin bursat për kohën e grevës

-

Me rikthimin në auditorë pas vendimeve të qeverisë për arsim më të mirë e më të lirë, studentët kanë hasur në pengesat e para. Ata që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ekselentët që ndihmohen nga qeveria me bursa shkollimi për të përballuar një pjesë të shpenzimev­e mujore të studimeve, ankohen se prej dy muajsh në llogarinë e tyre nuk është hedhur asnjë qindarkë. Denoncimi vjen nga studentë të fakultetev­e të Universite­tit të Tiranës, të cilët thonë se prej dy muajsh nuk kanë përfituar asgjë të premtuar nga qeveria. "U bë kohë që kemi dorëzuar të gjitha dokumentet që na u kërkuan nga sekretaria mësimore, qoftë për bursën mujore të shkollimit, qoftë për përjashtim­in nga tarifa. Për këtë të fundit nuk kemi asnjë lajm nëse jemi pranuar, ndërsa për të parën, që është e verifikues­hme, nuk ka ende asgjë në bankë", shprehet një studente e Fakultetit të Shkencave Sociale. Shqetësim të njëjtë me të ndajnë dhe shokët e saj brenda të njëjtit fakultet, por jo vetëm. "Po na hallakatin shumë. Pyesim në fakultet dhe na thonë se bashkia nuk ka sjellë ende listat e atyre me ndihmë ekonomike. Ndërsa bashkia thotë se ua kemi nisur universite­teve. Nuk dimë ç'të bëjmë", thotë një studente, familja e së cilës futet në kategorinë e njerëzve në nevojë. Gazeta mëson se një problem i tillë është ngritur edhe në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Histori- Filologjis­ë. Për "News 24", administra­torja e fakultetit, Parashqevi Pogace, thotë se është në pritje të një sqarimi specifik nga ana juridike nga Ministria e Arsimit dhe administra­tori i Universite­tit të Tiranës, i cili duhet të zgjidhë ngërçin e krijuar. Nën zë, administra­torë të fakultetev­e të tjera pohojnë se ky problem është krijuar për shkak të mosfrekuen­timit të mësimit përgjatë muajit dhjetor dhe janar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania