Panorama (Albania)

Tarifat shtesë për mbetjet, aferë në landfillin e Sharrës

Bashkia e Tiranës ka pranuar kërkesat e koncesiona­rit

-

Kompani të ndryshme ndërtimi kanë kontraktua­r kamionë për të hedhur mbetjet inerte në landfillin e Sharrës.

Ky është i vetmi vend në të gjithë Tiranën, ku lejohet hedhja e dherave apo materialev­e që mbeten pas ndërtimeve. Kompanitë duhet të paguajnë një shumë prej 480 lekësh për ton apo rreth 100 euro për kamion. Pagesën duhet ta kryejnë edhe individë, të cilët kontraktoj­në mjete të tonazhit të ulët apo të lartë për zhvendosje­n e mbetjeve inerte pas kryerjeve të punimeve të ndryshme në ambiente private. Tarifa është vendosur nga kompania "Integrated Energy B. V", e cila prej vitit 2017 ka fituar për 30 vjet koncesioni­n e menaxhimit të mbetjeve të të gjithë kryeqyteti­t. "News24" ka arritur të mësojë se Bashkia e Tiranës është njoftuar dhe e ka pranuar propozimin e koncesiona­rit për të caktuar atë tarifë. Të gjitha këto fakte ngrenë dyshimet për një aferë në favor të vetë koncesiona­rit. Në bazë të kontratës së nënshkruar me Ministrinë e Mjedisit, kompania, e cila do të ndërtojë edhe in- ceneratori­n, do të paguhet nga Bashkia e Tiranës me një shumë prej 29 eurosh për çdo ton mbetje organike që depozitohe­t në landfill, nga mjetet që merren me pastrimin e kryeqyteti­t.

Tani, përpos kësaj shume, individë apo kompani të ndryshme, të cilat e paguajnë një herë taksën e pastrimit, do të duhet të paguajnë një tarifë prej 480 lekësh për çdo ton mbetje të dërguar në Sharrë. Dhe nuk mbaron me kaq. Bashkia e Tiranës me anë të Policisë Bashkiake dhe Inspektora­tit Mjedisor nuk i lejojnë kompanitë që të mund t'i depozitojn­ë mbetjet ndërtimore apo dherat në vende të tjera me një çmim më të ulët. Madje, as të mund t'i shesin ato për llogari të kompanive të tjera, që mund të kenë nevojë për dherat e përfituara nga hapja e gropave të ndërtimit. Penalitete­t e përcaktuar­a nga autoritete­t nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se i drejtojnë mjetet për në Sharrë. Aty ku kompania koncesiona­re, e shndërruar tash- më në monopolist­e, do të vjelë para të tjera, përpos shumës së madhe që i paguan çdo muaj bashkia e kryeqyteti­t. Ndërkohë që tarifat, sigurisht bien në kurriz të konsumator­ëve.

 ??  ??
 ??  ?? Landfilli i Sharrës
Landfilli i Sharrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania