Panorama (Albania)

Bushati: Përplasje mes botës së punës dhe bojës

-

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati, tha dje se sot po përplasen dy botë, ajo e punës dhe ajo e bojës. “Kemi hyrë në një fazë interesant­e, ku përplasen dy botë: nga njëra anë bota e punës dhe e ndryshimit dhe vullneti për të fituar kohën e humbur, nga ana tjetër bota që ka si alternativ­ë kryesore bojën. Puna e mirë që është bërë në Pukë dhe Fushë- Arrës tregon se edhe Veriu i Shqipërisë përtej bojërave bardhë e zi, mund të pikturohet me ngjyra. Jeta mund të bëhet më e mirë, më e bukur dhe ky nuk është debat estetik, por si t’i jepet një zhvillim më i madh i zonës, duke pasur parasysh resurset që ka zona dhe mundësinë që përmes projekteve zhvillimor­e ne të kemi më shumë vizitorë, që vijnë në Pukë dhe FushëArrëz”, tha ai. Po ashtu Bushati tha se e vetmja forcë politike sot që ka një platformë të qartë se si do të zhvillojmë më tej edhe njësitë e tjera administra­tive, është PS- ja. “Duke votuar PSnë dhe evidentuar gjitha të metat e shërbimit publik, kemi mundësi të përmirësoj­më punën tonë dhe shërbimet tona”, tha ai. Bushati ironizoi opozitën, duke thënë se bën punë destruktiv­e, duke sjellë probleme për vendin. “Ne bëjmë gabim që marrim në analizë kundërshta­rët tanë. Unë them, ne kundërshta­rët tanë duhet t’i lëmë të bëjnë punën e tyre, që për fat të keq, është destruktiv­e dhe i krijon probleme vendit. Sepse kundërshta­ri ynë kryesor nuk janë ata, por lufta kundër pabarazisë, lufta kundër padrejtësi­së, korrupsion­it dhe varfërisë”, tha ai. Duke folur për ndryshimet e bëra në Pukë, Bushati pohoi se “Në 2011 kur kam ardhur këtu, Puka dhe Fushë- Arrzi ishin në gjendje të mjerueshme dhe sot ne kemi mundësi për të parë dy qyteza, që janë të ngjashme me qyteza në Zvicër apo në Gjermani dhe besoj se për këtë ka një meritë puna e të dy kryetarëve të bashkive”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania