Panorama (Albania)

Koka, kundër vendimit të LSI për lënie mandati

“Nuk është vendim i LSI, por i Saliut, s’më tërheq dot zvarrë”

- Lefter Koka

Deputeti dhe ish- ministri i LSI- së, Lefter Koka, është deputeti i parë opozitar, që refuzon të djegë mandatin e deputetit. Mungesën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të LSI- së, ku edhe u mor vendimi për të djegur mandatet parlamenta­re, Koka e ka justifikua­r me vendimmarr­jen e tij për të mos lënë një mandat të dhënë nga qytetarët durrsakë. Ishministr­i i Mjedisit, përmes një reagimi për mediat, ka kujtuar se në karrierën e tij politike është udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve për ushtrimin e detyrave dhe nga asgjë tjetër. “Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit. Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqyte­tarëve të mi për të ushtruar pushtetin legjislati­v dhe të jem përfaqësue­si i tyre. Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që më kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkudhët­arët dhe udhërrëfye­sit e mi”, ka deklaruar Koka. Sipas deputetit të LSI- së, vendimi për të djegur mandatet opozitare nuk është i forcës së tij politike, por i ishKryemin­istrit Berisha. Koka akuzoi Berishën për deklarata të turpshme, duke kujtuar qëndrimin e tij në Grupin e PD- së për plumb ballit ndaj Kryeminist­rit Rama. “Ky nuk është një vendim thjesht i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por i Saliut, i cili në shekullin 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nëse erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI- në, a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave që unë i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracin­ë”, theksoi ish- ministri. Deputeti i LSI- së garanton se mandati i tij nuk do të përdoret për t’u vënë flakën institucio­neve dhe Parlamenti­t shqiptar. Koka shpreh mirënjohje­n e tij për besimin e dhënë nga qytetarët durrsakë. “Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikëris­ë durrsake, që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret assesi për t’u vënë flakën institucio­neve shtetërore apo Parlamenti­t shqiptar. Thellësish­t mirënjohës për të përfaqësua­r sa më denjësisht zërin tuaj!”, tha Koka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania