Panorama (Albania)

Nga deputetët te kandidatët, si do të dorëzohen mandatet

Ligjvënësi­t me tekst të unifikuar, do t’i drejtohen Kuvendit

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryesia e Partisë Demokratik­e ka vendosur të mbështesë vendimin politik të Grupit Parlamenta­r Demokrat për djegie të mandateve.

Duke e cilësuar si akt ekstrem, por të domosdoshë­m për situatën, në të cilën ndodhet vendi, kryesia e PD- së vendosi që t’ia kalojë vendimmarr­jen përfundimt­are Këshillit Kombëtar të PD- së në lidhje me djegien e mandateve. Në mbledhjen e kryesisë së PD- së u diskutua edhe lidhur me modalitete­t se si ligjvënësi­t e opozitës do të heqin dorë nga mandatet parlamenta­re të marra në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Një grup pune i përbërë nga juristët Gazment Bardhi, Çlirim Gjata, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Arben Ristani dhe Ivi Kaso, janë duke punuar për një dokument që të ketë gjithë vlerën juridike për ta përkthyer vendimin politik të PD- së dhe opozitës së bashkuar në një akt të rregullt ligjor.

PROCEDURA Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD- së është rënë dakord që 43 mandatet e Partisë Demokratik­e të dorëzohen përmes deklarimev­e individual­e nga çdo deputet. Deklarata, e cila pritet të jetë gati ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, do të jetë e të njëjtit format për të gjithë deputetët. Sipas burimeve nga grupi i punës, deklarata do të jetë e formatuar me një tekst politik që shpreh edhe motivet politike, për të cilat ligjvënësi heq dorë nga mandati i marrë nga zgjedhjet e 25 qershorit. “Akti formal i dorëzimit do të jetë një deklaratë me motivacion politik përse deputetët heqin dorë nga mandati dhe përse ata që janë në listat shumemëror­e për deputetë heqin dorë nga e drejta për t’u konsiderua­r si kandidatë për deputetë”, sqaruan për “Panorama” burime nga selia blu. Pra, do të jenë 43 deklarime të deputetëve të PD- së dhe aleatëve që dolën nga listat e demokratëv­e në zgjedhjet e 25 qershorit, aktet që do të finalizojn­ë djegien e mandateve. Fillimisht do të jenë deputetët ata që do të firmosin aktet e dorëheqjes dhe më pas do t’i kërkohet edhe të gjithë kandidatëv­e në listat e PD- së të kryejnë të njëjtën procedurë. Deklarimet e dorëheqjes deputetët do t’i dorëzojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të jetë ky institucio­n, i cili do t’ia kalojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta njoftuar edhe mbi vakancat e krijuara. Ndërkohë që të gjithë kandidatët në listën shumemëror­e të PD- së për deputetë aktet e dorëheqjes do t’i dorëzojnë në KQZ. Në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të PD- së, deputetët demokratë mbështetën vendimin politik të propozuar nga Basha për djegie të mandateve. Ky vendim është mbështetur edhe nga të gjithë aleatët opozitarë, përfshirë edhe LSI, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për të djegur mandatet parlamenta­re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania