Panorama (Albania)

Tabaku: Vëllai i Spiropalit, 550 milionë lekë tenderë

Reagon ministrja: Akuza të pavërteta, shihemi në gjyq

-

Partia Demokratik­e akuzoi dje ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, se vëllai i saj ka përfituar 550 milionë lekë tendera të dhëna nga bashkëshor­ti i vetë ministres. Nëpërmjet një deklarate për mediat nga selia blu, deputetja Jorida Tabaku dhe kryetarja e Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, Lealba Pelinku, publikuan dokumentet ku faktoheshi­n transaksio­net. Tabaku, në fjalën e saj, theksoi se: “Këto janë afera të pastra korruptive, që meritojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot, është angazhimi i menjëhersh­ëm i Inspektora­tit të Pasurive për të hapur një hetim pasurisë për Elisa Spiropalin. Nëse do të ndjekin paratë, do të zbulojnë ndoshta edhe skema të tjera korrupsion­i dhe konflikti interesi të zëdhënëses së Edi Ramës”. Kryetarja e Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, Lealba Pelinku, detajoi transaksio­net e bëra, duke theksuar se: “Për të përfituar 550 milionë lekë pa rënë në sy, familja e Elisa Spiropalit ndoqi një skemë djallëzore. Pronar u regjistrua i vëllai, tenderin e parë e mori vëllai i drejtoresh­ës së Doganave nga kunati, drejtori i Ujësjellës­it Fier, pastaj kompania u shit te kushëriri i bashkëshor­tit të Elisës. 550 milionë lekët janë marrë me tendera të vogla, që nuk tërheqin vëmendjen. Me tendera 6- 7 milionësh, bashkëshor­ti i Elisa Spiropali i ka dhënë kompanisë së krijuar nga kunati i tij, vëllai i Elisës, rreth 350 milionë lekë”. Pas deklaratës së PD- së, reagoi Elisa Spiropali, e cila nëpërmjet një statusi në “Fa- cebook”, theksoi se vëllai i saj nuk ka përfituar asnjëherë nga paratë publike dhe se denoncimin e bërë nga PD do ta padisë në Gjykatë. “Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore e as tani si ministre. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në Gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës”, u shpreh Spiropali.

 ??  ?? Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali
 ??  ?? Tabaku e Pelinku, dje gjatë denoncimit
Tabaku e Pelinku, dje gjatë denoncimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania