Panorama (Albania)

Probleme me pasurinë, shkarkohet kreu i Prokuroris­ë së Apelit Korçë

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shkarkoi dje nga detyra drejtuesen e Prokuroris­ë së Apelit Korçë, Irma Balli, ndërsa në seancën dëgjimore ngriti dyshime për pasurinë e saj. Vendimi për Ballin do të jepej një javë më parë, por Komisioni e shtyu datën e vendimit, që u dha dje. Sipas Komisionit, problem është bërë një biznes privat në Korçë në bashkëpron­ësi me persona të tjerë, ku u ngritën pikëpyetje në lidhje me vlerën e investimit fillestar, apartament­i i bashkëshor­tit dhe dyshime se nga kontrata e qiradhënie­s nuk janë paguar tatimet në disa raste. Sipas relacionit, hetim i thelluar ishte kryer mbi karburanti­n, ku për vlerën e investimit fillestar për ndërtimin e tij, prokurorja ka deklaruar se ka kontribuua­r me 1 milion lekë nga kursimet dhe të ardhurat nga puna e bashkëshor­tit si emigrant në Greqi. Investimi nga babai dhe vëllai ka qenë 3 milionë e 500 mijë lekë. Babai ka pasur të ardhura nga i ati i tij, i cili ka qenë emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka ndërruar jetë. Ndërsa vëllai kishte kursime nga puna si emigrant në Greqi. Ndërkohë, bashkëpron­arja tjetër, motra e subjektit, ka kontribuua­r me 1 milion lekë. Sipas KPK- së, prokurorja dhe personat e lidhur me të, bashkëpron­arët e tjerë, nuk arrijnë të justifikoj­në me mjete ligjore të ardhurat e deklaruara për investimin në këtë karburant. Gjatë seancës dëgjimore u ngritën dyshime edhe për mospagim të taksave, gjë që Balli e kundërshto­i. “Mbi të ardhurat dhe detyrimet tatimore për dhënien me qira të karburanti­t, sqarojmë si më poshtë: përmbushja e kontratës së qirasë me shoqërinë K. D., sipas dokumentac­ionit të administru­ar nga bankat e nivelit të dytë, rezulton se pagesat e qirasë së muajit shtator 2011 në shumën 350 mijë lekë pagesë, është derdhur bruto, pa u mbajtur tatimi në burim. Pagesa e qirasë për muajt maj- qershor 2013, e cila është depozituar në bankë në gusht 2013 është derdhur bruto pa u mbajtur tatimi në burim”, tha relatori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania