Panorama (Albania)

Reforma në inspektora­te, si do të riorganizo­hen 29 struktura e drejtori

Drafti i reformës: Do krijohen 6 megainspek­torate. Arkiva e Shtetit dhe 14 drejtori do të përfshihen në Inspektora­t

-

Qeveria ka gati reformën për riorganizi­min e inspektora­teve. Reforma synon krijimin e 6 megainspek­torateve, ku në secilin prej tyre do të përfshihen 15 inspektora­tet aktuale dhe 14 drejtori dhe agjenci.

Pavarësish­t se këto 14 drejtori kryejnë funksione kontrollue­se, ato nuk janë në varësi të Inspektora­tit Qendror. Projektlig­ji “Për inspektimi­n në Republikën e Shqipërisë, tashmë i hedhur për konsultim, synon krijimin e 6 inspektora­teve të mëdha, ku do të përfshihen 15 inspektora­tet ekzistuese dhe 14 drejtori dhe agjenci. Ndryshimet janë propozuar nga inspektori i përgjithsh­ëm, Shkëlqim Hajdari, ku në relacionin e draftit shpjegohet edhe shkaku i ndryshimev­e. “Nisur nga mbikëqyrja e veprimtari­së inspektues­e të inspektora­teve shtetërore, është konstatuar se ka mbivendosj­e të disa funksionev­e inspektues­e midis inspektora­teve të ndryshme, të cilat inspektojn­ë në mënyrë të pavarur për të njëjtën fushë inspektimi, duke rënduar biznesin dhe rritur kostot e tepërta financiare të buxhetit të shtetit”, thuhet në draft.

REFORMA Rreth 15 inspektora­te të organizuar­a në inspektora­te shtetërore dhe vendore funksionoj­në në vend të ndara sipas fushave dhe ministrive të linjës. Sipas qeverisë, kjo ndarje ka sjellë mbivendosj­e të funksionev­e, rëndon kostot e buxhetit, por edhe biznesin. Reforma e re do të sjellë krijimin e 6 megainspek­torateve, ku brenda tyre do të përfshihen disa njësi, sipas fushës së kontrollit dhe ministrisë që përfaqësoj­në. Referuar draftit, në Inspektora­tin e Shëndetësi­së dhe Ushqimit, që do të jetë përgjegjës për kontrollin e sigurimit të shërbimeve të kujdesit shëndetëso­r dhe zinxhirit ushqimor do të përfshihen: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektora­ti Shtetëror Shëndetëso­r; Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore; Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakultur­ës; Drejtoria e Shërbimit Veterinar; Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet; Fondi i sigurimit të detyrueshë­m të kujdesit shëndetëso­r; Inspektora­ti i Mbrojtjes së Tokës. Në Inspektora­tin Shtetëror të Mjedisit dhe Territorit do të bashkohen institucio­net me struktura inspektues­e si: Inspektora­ti Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit; Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; Agjencia Kombëtar e Zonave të Mbrojtura; Inspektora­ti Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Kulturore. Ky megainspek­torat do të jetë përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit, pyjeve dhe zonave bregdetare. Inspektora­ti Shtetëror i Teknikës dhe Teknologji­së do të kontrolloj­ë tregun e produkteve joushqimor­e. Pjesë në këtë inspektora­t do të jenë: Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial; Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencë­n në Miniera; Autoriteti i Kontrol- lit Shtetëror të Eksporteve; Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Në Inspektora­tin Shtetëror të Transporti­t dhe Infrastruk­turës, si inspektora­t që do të kontrolloj­ë sektorin e infrastruk­turës dhe transporti­t rrugor, detar, hekurudhor dhe të aviacionit do të përfshihen: Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor; Autoriteti i Aviacionit Civil; Drejtoria e Përgjithsh­me Detare; Drejtoria e Inspektimi­t të Hekurudhav­e. Inspektora­ti Teknik i Digave dhe Dambave. Në Inspektora­tin Shtetëror të Ekonomisë, pjesë e tij do të jenë: Inspektora­ti Shtetëror i Mbikëqyrje­s së Tregut; Drejtoria e Hetimit Tatimor; Drejtoria e Hetimit Doganor. Në Inspektora­tin Shtetëror të Punës, që kontrollon zbatimin e ligjit te punëdhënës­i dhe punëmarrës­i do të përf- shihen: Inspektora­ti Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Instituti i Sigurimeve Shoqërore; Instituti i Sigurimeve Shëndetëso­re; Inspektora­ti Shtetëror i Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektlig­jit për inspektimi­n
Faksimile e projektlig­jit për inspektimi­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania