Panorama (Albania)

Abuzuan seksualish­t me 14- vjeçaren, Apeli lë në burg shtatë adoleshent­ët

-

DURRES - Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg shtatë të miturit nga Kavaja të përfshirë në skandalin seksual të abuzimit me një vajzë 14 vjeçe. Trupi gjykues vendosi të mos ndryshonte masën e sigurisë, që vendosi pak ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë. Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë për shkak të moshës së të akuzuarve, por gjyqtari Valbon Çekrezi rrëzoi kërkesën e avokatëve, duke pranuar propozimin e organit të akuzës. Në sallë ishin të pranishëm edhe vetë të akuzuarit, psikologë dhe prindërit e tyre. Tashmë, përfaqësue­sit ligjorë të të miturve do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Lartë. Nëse kjo e fundit do të lërë në fuqi të njëjtin vendim si të dy shkallëve të tjera, atëherë do të nisë gjykimi i tyre në Shkallën e Parë. Ndërkohë, i dashuri i vajzës është ende në kërkim. Ngjarja që tronditi qytetin e vogël të Kavajës dhe të gjithë opinionin publik nisi si një histori dashurie mes dy shokësh klase, vijoi me një abuzim seksual dhe u mbyll me denoncimin para se të miturën ta prostituon­in për të blerë pajisje lojërash në internet. Gjithçka nisi në ditën kur i dashuri i së miturës mbushte 14 vjeç, moshë që përkon dhe me mbajtjen e përgjegjës­isë penale për të miturit. Ai i kërkoi asaj të kryenin marrëdhëni­e seksuale si dhuratë për ditëlindje­n e tij. Komunikime­t mes tyre në “Instagram”, Prokuroria i ka në dorë si provë. Kryerja e aktit seksual në fund të tetorit të vitit të kaluar do të çelte kalvarin e abuzimeve të vazhdueshm­e me vajzën. Njëri nga shokët që i ruante jashtë ish- bilardos së prindërve i kishte filmuar. Të paktën kështu pretendon i dashuri i vajzës. Dhe nën kërcënimin për publikimin e videos në internet, vajza kaloi “dorë më dorë” te 7 të mitur të tjerë, e detyruar për të mos turpëruar veten dhe familjen. Në çdo mar- rëdhënie seksuale, e mitura kërkonte fshirjen e videos së turpshme nga celulari, por abuzimet vazhduan. Njëri nga të miturit abuzues, duke thënë se të afërmit e saj kishin armë, e kërcënoi dhe se do t’i vrasë dy motrat, nënën dhe babain nëse nuk do të kryente sërish marrëdhëni­e me të. Ky ishte momenti ku e mitura ka menduar vetëvrasje­n. Djemtë kishin bërë plane që të fitonin para duke e prostituua­r shoqen e shkollës te djem të tjerë kundrejt pagesës dhe me paratë e fituara, 14- vjeçari do të blinte pajisje lojërash në internet. l. m.

 ??  ?? Adoleshent­ët e arrestuar gjatë dërgimit në Gjykatë
Adoleshent­ët e arrestuar gjatë dërgimit në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania