Panorama (Albania)

Daçiç: Zgjidhja me Kosovën vjen nga ndryshimi i kufijve

Përgjigjet Haradinaj: Ndarja në vija etnike sjell tragjedi

-

Ideja e ndryshimit të kufijve është shpallur të martën si propozimi zyrtar i Serbisë për të zgjidhur mosmarrëve­shjet me Kosovën.

Deklarata u bë nga zëvendëskr­yeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se propozimi zyrtar i Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është “ndarja e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëv­e”. Në një takim për të ardhmen e Europës dhe Ballkanit të mbajtur në Beograd, Daçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së “Evropa e Lirë”, tha: “Nëse kjo ide do të jetë në tryezë të bisedimeve, atëherë të dyja palët do të deklarohen për të”. Sipas tij, çështja se ku do të përcaktohe­j linja e ndarjes së kufirit ende nuk është vendosur. Daçiç tha se lidhur me këtë çështje, nëse propozimi pranohet, zgjidhja do të jepet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel. Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces “korrigjim i kufijve”. Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka përjashtua­r këtë ide si kompromis për të arritur një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Perëndimi është i ndarë për këtë ide, me shumë e që e kundërshto­jnë fort si të rrezikshme dhe të tjerë që presin të shohin rezultatin e “eksperimen­tit”. SHBA- ja ka thënë se do të pranojë çdo marrëveshj­e, për të cilën pajtohen të dyja palët. Institucio­net e BE- së kanë deklaruar se përkrahin arritjen e mar- rëveshjes, për të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi. Ndërsa Gjermania po e kundërshto­n ndryshimin e kufijve si pjesë të marrëveshj­es. Arritjen e shpejtë të një marrëveshj­eje dhe festimin e saj në Shtëpinë e Bardhë e ka kërkuar edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një letre që ua ka dërguar kohë më parë Presidentë­ve Thaçi dhe Vuçiç. Ndërkohë, Kryeminist­ri Ramush Haradinaj e ka përsëritur qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve, ndërsa e quan të palogjiksh­me ndarjen në vija etnike. Në konferencë­n për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj iu përgjigj kërkesës publike të kryediplom­atit serb, Ivica Daçiç, që serbët dhe shqiptarët të ndajnë kufijtë sipas etnisë. Haradinaj tha se është e pakuptuesh­me dhe e palogjiksh­me që shtetet të ndahen me baza etnike dhe kjo sipas tij, do të sillte tragjedi. “Qëndrimi i Daçiçit nuk është i ri. E ka pas në vazhdimësi, e ka konfirmuar edhe një herë se është qëndrim zyrtar i Serbisë ndarja etnike. Ndarja etnike ka krijuar tragjedi në Ballkan. Janë me rrezik këto deklarime. Ndarja me vija etnike është e pamundur dhe e pakuptimtë në nivel politik”, tha Haradinaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania