Panorama (Albania)

"Pretenca e ' ekspertëve" ishte varr i hapur për poetin"

"Mbeta i shokuar nga ajo që ishte shkruar në atë copë letër"

-

Ishte edhe poezia e Visar Zhitit në po atë frymë? Visari ishte një poet, që edhe në atë kohë jetonte vetëm me poezinë, por ra shumë në sy. Tërhoqi vëmendjen dhe kjo i nxiti ata ta gjurmojnë. Asokohe është botuar edhe një poezi e tij me një lustraxhi, që mund ta interpreto­je si të doje. Por poezia e Visarit ishte shumë njerëzore dhe ata shquan potenciali­n "e rrezikshëm" poetik që kishte ai, e cila nuk ecte në frymën e poezisë që shkruhej atëherë. Pra, nëse do të mund të shpreheshi­n, poezia e "mori më qafë" Visarin. Si e pritët lajmin e arrestimit të Visarit? Neve që e njihnim na bëri një përshtypje të jashtëzako­nshme, sepse ne e dinim që Visari nuk ishte i zoti as të vriste një mizë. Ishte një njeri aq paqësor, i afruar me të gjithë... U çuditëm, por e tillë ishte koha dhe duhet të mësoheshe me të papriturat dhe çudirat më të mëdha.

Sigurisht, Partia i dinte më mirë këto "punë", s'kishte vend për diskutim...

Mund të diskutoje me ndonjë shok të besuar, por më së shumti ishte një monolog me veten.

Por, nxitja e kësaj bisede është fakti se vetë Visar Zhiti, në një intervistë për gazetën "Panorama", u shpreh se u nuk pranuat të bënit ekspertizë­n e poezive të tij. Si ka ndodhur?

Një mesdrekë, kur kisha mbaruar letrat dhe përgjigjet e popullit dhe isha aq i lodhur sa nuk mund të lexoja as dy rreshta, në zyrën time hyjnë dy të rinj, që nuk i kisha parë kurrë. Ishin aty te të tridhjetat. Nga mënyra si hynë dhe si u sollën me prepotencë, e kuptova që nuk ishin nga soji i atyre që shkruanin poezi. "Ti je filani", më tha njëri duke më parë nga sipër. "Me sa duket, po", i thashë. "Kemi disa poezi", vazhdoi. "Lërini këtu", i thashë, dhe përgjigjen do ta merrni pas një jave. "Ne e duam tani", vazhduan të flisnin, po me prepotencë. "Unë kështu e kam rregullin,- u thashë,- po nuk deshët, mund t'i merrni e të shkoni në vend tjetër". "Jo,- thanë, ti je specialist i poezisë dhe ti duhet të na japësh përgjigjen. Ne kemi biseduar edhe me udhëheqjen e Lidhjes". "Atëherë,- u thashë,- lërini poezitë këtu dhe hajdeni nesër". "Jo,- thanë ata,poezitë nuk i lëmë këtu, por po vijmë nesër". Kaq, më mjaftonte, po fitoja kohë. E kuptova që diçka e rëndësishm­e nuk shkonte dhe pata kohë të mendoja e të parapërgat­item. U rikthyen? Po, të nesërmen, ata kishin arritur në zyrë para meje. "Hë,më tha ai që fliste zakonisht,- u mendove?". "Çfarë ka për t'u menduar,- u thashë,- meqë jeni kaq këmbëngulë­s, po ua lexoj poezitë tani dhe po u kthej përgjigjen, botohen apo nuk botohen në ' Drita'". "Jo,- më tha ai gati i nxehur,- ne nuk i kemi poezitë për botim". "Por, për çfarë i keni", i pyeta. "Ne mendojmë se këto janë poezi reaksionar­e dhe dekadente dhe ti si specialist, duhet të na bësh një relacion me shkrim". "Dëgjoni,- u thashë,- unë përgjigjem vetëm për ato poezi që botohen në ' Drita' dhe jo për gjithçka që shkruhet në Shqipëri".

Si reaguan?

"Ti nuk do të na ndihmosh, nuk do të bashkëpuno­sh me ne", tha i dorëzuar dhe i lodhur, ai që fliste gjithmonë dhe ikën për të mos i parë më kurrë. Po a e morët vesh se poezitë e kujt ishin? Isha menduar disa herë, por nuk kisha si ta gjeja, se nuk më thanë as emrin dhe nuk më lejuan t'i lexoja, qoftë dhe një poezi. Si e mësuat që kishin qenë të Visar Zhitit? Rasti e solli që ta zbuloja një ditë se kush mund të kishte qenë viktima ime. Duke shkuar për në Kukës, në varrimin e poetit Agim Spahiu, në një makinë me Zija Çelën, Visar Zhitin dhe Xhezair Abazin, unë fillova të tregoja episodin e pakëndshëm dhe të mistershëm. Visar Zhiti, që po më dëgjonte me vëmendje, më pyeti për hollësira të tjera, vitin, muajin. Kur ia thashë, ai shtoi: Kanë qenë poezitë e mia. O Zot, thashë me veten time, tani unë mund të isha xhelati i mikut tim. Këtë ndjesi e kisha përjetuar shumë thellë, sidomos ditën që u rrëzua përmendorj­a e Enver Hoxhës në Tiranë. Duke kaluar mes atij sheshi, ku festa dhe ngazëllimi përzihej me rrëmujën e turmës në ekstazë, më kaluan si në një film skenat kur më kërkonin të bëhesha "ekspert" për të futur dikë në burg. Çfarë mund të bëja tani, mendova, në rast se djalli do të më kishte shtyrë të firmosja atë pretencë fatale?

Do t'ju kishte dalë emri dhe do komentohes­hit, siç po ndodh sot...

Vite më vonë, unë lexova edhe pretencën që i kishin bërë Visarit dy "specialist­ë". Ishim në "Mbrëmjet Strugane" të poezisë dhe Visari ende s'e kishte botuar atë ekspertizë monstër. Mbeta i shokuar nga ajo që ishte shkruar në atë copë letër. Ajo nuk ishte një ekspertizë, por një varr i hapur për poetin. Megjithatë, Visari e mbajti gjatë pa e publikuar dhe e botoi në një kohë më të vonë. Si trajtohesh­in mes jush "ekspertët"? Vonë, shumë vonë, e mësuam se ishin të pakta rastet kur nga radhët e shkrimtarë­ve dhe artistëve, kërkoheshi­n "ekspertë" apo edhe dëshmitarë. Megjithatë, më vjen mirë të mendoj se gjatë asaj periudhe të gjatë që punova në gazetë, askush prej atyre, me të cilët kam punuar, nuk u përfol si i tillë dhe askujt nuk iu botua ndonjë dosje, gjë që nuk ndodhi me institucio­net e tjera letrare- artistike, që ishin të natyrës sonë.

I kujtoni "gjyqet" e Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, si zgjidhej "viktima"?

Lidhja, pavarësish­t nuancave më liberale, u nënshtrohe­j të gjitha ligjeve që vepronin kudo në atë kohë. Edhe në Lidhje gjykonte dhe vendoste organizata e Partisë dhe Kryesia e Lidhjes. Të tjerët, në njëfarë mënyre, ishin preh e vendimeve të tyre. Edhe punonjësit e Lidhjes mund të kishin vetëm disa çaste më shumë liri nga punonjësit e tjerë, por kurrsesi nuk kishin jetën e tyre në dorë. Kjo ndodhte edhe me personalit­etet e shquara dhe jo më me redaktorët e shtypit të Lidhjes. Vendimet e organizatë­s bazë dhe të kryesisë përcaktoni­n gjithçka. Dhe ishte pothuajse absurde, se pothuajse të njëjtët njerëz ishin dhe në organizatë­n e Partisë dhe në kryesisë. Por edhe vendimet e organizatë­s bazë dhe të Kryesisë për problemet kyçe, diktoheshi­n nga instanca të tjera. Pra, dhe ata që ishin në dorë të të tjerëve. Mund të ishe i pari ose ndër të parët e Lidhjes, mund të kishe shumë më tjetër në dorë se të tjerët, por prapë sipër teje ishte dikush tjetër, dikush që e kishte edhe pozitën dhe jetën tënde në dorë.

Gjyqet që zhvillohes­hin nganjëherë në Lidhje, për shkrimtarë që kishin bërë "gabime" ideologjik­e ishin shumë më të ashpra, ose pothuaj po aq të ashpra, sa dhe në qendrat e tjera të punës. Në shumicën e rasteve, kur ashpërsia e këtyre gjyqeve binte në sy menjëherë, direktiva vinte që nga lart. Ishin këto instanca që përcaktoni­n jo vetëm intensitet­in dhe agresivite­tin e ashpërsisë së gjykimit, por edhe masën e dënimit.

Rasti e solli që ta zbuloja një ditë se kush mund të kishte qenë viktima ime. Duke shkuar për në Kukës, në varrimin e poetit Agim Spahiu, në një makinë me Zija Çelën, Visar Zhitin dhe Xhezair Abazin, unë fillova të tregoja episodin e pakëndshëm dhe të mistershëm. Visar Zhiti, që po më dëgjonte me vëmendje, më pyeti për hollësira të tjera, vitin, muajin. Kur ia thashë, ai shtoi: Kanë qenë poezitë e mia. O Zot, thashë me veten time, tani unë mund të isha xhelati i mikut tim. Këtë ndjesi e kisha përjetuar shumë thellë, sidomos ditën që u rrëzua përmendorj­a e Enver Hoxhës në Tiranë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania