Panorama (Albania)

“Alergji” nga goli, dominojnë Barça dhe Liverpuli

Ronaldo dhe Juve sfidojnë Atletikon në stadiumin e finales së Champions- it

-

Spektakël, emocione, por pa gola. Dy sfidat e fazës së 1/ 8- ave nuk regjistrua­n asnjë rrjetë të prekur dhe asnjë finalizim për të ndryshuar rezultatin.

Liverpul prodhon shumë, por pa rezultat ndaj Bajernit. Njësoj si edhe Barcelona, por Lioni ruan rezultatin e bardhë.

LIVERPUL- BAJERN

"Të kuqtë" nisën vrullshëm. Të besuarit e Jurgen Klop nisën të diktojnë ritmin përballë Bajernit, por me kalimin e minutave regjistroh­eshin vetëm aksione shumë të shpejta deri në zonë, më tej mbrojtësit largonin ose finalizimi nuk ishte i saktë. Mungesa e dy qendërmbro­jtësve diktoi shumë në lojën e Liverpulit, që nuk kishte organizimi­n e duhur dhe vështirësi­a hasej që nga portieri Alison në nisjen e sferës dhe më tej të filtrimit të topit në mesfushë. Skuadra tregon kujdes në prapavijë dhe loja është agresive, por e rrëmujshme, sidomos në mesfushë. Mane dhe Salah janë shumë të shpejtë për bavarezët, por në fund, porta e Nojer ka shumë pak raste të pastra shënimi në kuadrat. Mjaft të përmendet që në fund të 90 minutave, skuadrat e mbyllën me shifrat 2- 1 të goditjeve brenda kuadratit.

LION- BARCELONA

Tjetër tablo në Francë. Barcelona dominon në çdo aspekt, qarkullim topi, raste të krijuara për gol, tentativa në kuadrat dhe gjithçka tjetër, por katalanasi­t nuk ia dolën të ndryshojnë statistikë­n më të rëndësishm­e: Golat. Edhe në Lion, sfida e parë e 1/ 8- ave ka përfunduar "thatë". 25 gjuajtjet e Barcelonës ishin shterpë, duke lënë gjithçka të hapur në sfidën e kthimit në "Kamp Nou".

ATLETIKO- JUVENTUS

Juventus dhe Ronaldo do të sfidojnë Atletikon e Antuan Grizman në rrugën drejt finales. Është pikërisht impianti në të cilin do të luhet finalja, që mirëpret sot supersfidë­n e radhës të kësaj faze në Ligën e kampionëve. Paulo Dibala është në kërkim të finales së tij të dytë të Ligës së Kampioneve, por këtë herë jo vetëm që kërkon të arrijë, por edhe ta fitojë atë. Stadiumin e finales do ta shijojë sot kundër Atletikos, por ai dhe Juventusi do të shkelin aty vetëm për 1/ 8- at, me shpresën se do të jenë sërish protagonis­të në "Vanda Metropolit­ano" edhe më 1 qershor. Gjithsesi, sulmuesi bardhezi nuk është aspak i trembur në pritje të ndeshjes së vajtjes me spanjollët, pasi sivjet Juventusi ka edhe një Kristiano Ronaldo më shumë në skuadër. Portugezi është "makth" në këtë stadium dhe në përgjithës­i për Atletikon, pasi arrin të shënojë rregullish­t duke e shndërruar skuadrën madrilene në "prenë e preferuar". Nga ana tjetër, "El Çolo" Simeone do të instruktoj­ë të tijtë si të kishin një derbi, duke ditur që përballë do të kenë ish- yllin e Real Madridit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania