Panorama (Albania)

LISTA ZYRTARE E ATP Pronat, 750 përfituesi­t që ndajnë 5 milionë USD

Zbardhet vendimi i Qeverisë për ndarjen e 5 milionë USD kompensim për pronarët. Emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe gjashtë qarqe

- TIRANE

Familjet që preken nga ndërtimet pa leje gëzojnë të drejtën e kompensimi­t.

Në arkën e Agjencisë së Pronave kanë kaluar rreth 523 milionë lekë, që do të ndahen për 750 pronarë të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues. Lista e përfituesv­e është botuar dje edhe në Fletoren Zyrtare, duke iu dhënë mundësi që të paraqiten në sportelet e ATPsë për të aplikuar. Krahas tyre, janë publikuar edhe emrat e qytetarëve, të cilëve iu është miratuar kalimi i pronësisë. Janë 216 familje që marrin pronësinë mbi truallin, mbi t? ë cilin kanë ndërtuar pa leje. Gazeta boton sot tabelat e plota të përfituesv­e të shpërndarë në disa qytete të vendit, përkatësis­ht: Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës, Kavajë dhe Sh- kodër.

MOSMARRËVE­SHJET

Një pjesë e pronave, për të cilat është miratuar kalimi i pronësisë janë në konflikt. Për këto raste të konstatuar­a është përcaktuar që ndarja e fondit të bëhet në momentin që zgjidhen në rrugë gjyqësore pretendime­t mes palëve në konflikt. "Shuma e kompensimi­t financiar vendoset nga Agjencia e Trajtimit të Pronës në një llogari bankare të posaçme dhe nuk mund të disponohet nga sub- jekti përfitues pa zgjidhjen e shkakut të kufizimit në rrugë gjyqësore, sipas pikës 15, të vendimit nr. 465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, "Për përcaktimi­n e procedurav­e dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale", përcaktohe­t në vendimin e Qeverisë.

FONDI

Ligji në fuqi parashikon që 70 për qind e fondit të arkëtuar nga procesi legalizues të shkojë për pronarët e shpronësua­r. Në ndryshimet e fundit, të cilat pritet të zyrtarizoh­en në muajin mars të këtij viti, ky fond do të reduktohet nga 70 për qind në 50 për qind. Në fazën e parë të aplikimit, pronarët marrin 5 këste, thënë ndryshe 70 për qind të vlerës që ka prona sot në treg dhe për këstin e fundit vihen në radhë pritjeje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania