Panorama (Albania)

Gënjeshtra­t e mjera, fshehur si statistika

- ARTAN FUGA

Manipulues­it e statis tikave nuk duan ta lexojnë shifrën që as 20 për qind e votuesve shkuan në votime. Naivisht japin argumente që kushdo, i cili do t’i quante si të vërteta, do të meritonte të mbetej për vjeshtë. Argumenti i parë manipulues: ne që votuam 15 ose 20 për qind për qeverinë, bëmë zgjedhjen tonë, ata që nuk erdhën për votime, nja 80 për qind të mira, bënë...

zgjedhjen e tyre, pra, jek e jek jemi!!! Po, secili bëri zgjedhjen e tij. Mirëpo, tani, pushteti lokal mbështetet në një pakicë minimale votuesish, edhe qeveria, kurse demokracia është qeverisja e shumicës, tjetër kriter nuk ka. Çfarë të bëjmë? Ose nuk jemi në qeverisje demokratik­e.

Ose demokracia mund të menaxhohet nga pakica.

Ose na duhet t’i japim zgjidhje problemit.

Argumenti i dytë manipulues: e mo mos numëroni edhe emigrantët, ata janë të regjistrua­r, por dihet që ndodhen jashtë Shqipërisë!!!

Po, ka emigrantë të regjistrua­r, që nuk ndodhen në Shqipëri. Por, kush ju tha se po të ishin këtu, ata do të vinin të votonin? Si ta gjejmë këtë? Do të regjistroh­eshin të gjithë të ikurit, pra, do të shtohej edhe sasia e votuesve potencialë.

Nga e nxorët këtë o statistici­enë budallenj, që do të rritej vetëm përqindja e votuesve?

Më e pakta, edhe aty do të ishte e supozuar e njëjta ndarje 8 me 2, nëse do të supozohej që elektorati është probabilis­ht homogjen. Do të shtohej shifra e votuesve, por do të shtohej edhe shifra e të regjistrua­rve në listat elektorale. Rezultati në përqindje do të mbetej i pandryshua­r.

Aq më tepër që meqë ikin njerëzit e pakënaqur, ka pak shanse që emigrantët e ikur nga sytë këmbët kohët e fundit të dëgjonin thirrjet e qeverisë për të vajtur në kutitë e votimit.

Por edhe po të shtohej numri i votuesve, sa do të shtoheshin? Ja, po ju jap 300 mijë të ikur të regjistrua­r si votues. Po të mbahej si kriter një raport 8 me 2, del se do të shtoheshin edhe nja 60 mije votues. Ja shtojini edhe këta. Nuk ndryshon gjë.

Argumenti i tretë manipulues: qeveria paska marrë po të njëjtin numër votuesish si më parë!!!

Po, sigurisht, kur shkon te kufiri minimal i votuesve nuk mund të zbresësh më poshtë sesa aq. Është pakica që sundon, ajo nuk mund të votojë kundër vetes.

Problemi në këto zgjedhje është që 85 për qind e zgjedhësve nuk erdhën në votime sikurse bëri thirrje opozita.

Kjo është matja.

Jo sa vota ke marrë ti, por sa zgjedhës janë njehsuar me qëndrimin e opozitës, pra, sa ka marrë kundërshta­ri yt!

A dëgjuan të gjithë abstenuesi­t opozitën për të mos ardhur në zgjedhje? Sigurisht që jo. Por, ndërkohë , sigurisht që nuk dëgjuan qeverinë për të ardhur në votime, amà.

Dhe sigurisht që me ndërgjegje pranuan të njehsohesh­in me qëndrimin e opozitës.

Ja pra, përse rezultati është fiks 8 me 2 ose më keq dhe aspak ndryshe.

Problemi në këto zgjedhje është që 85 për qind e zgjedhësve nuk erdhën në votime sikurse bëri thirrje opozita. Kjo është matja. Jo sa vota ke marrë ti, por sa zgjedhës janë njehsuar me qëndrimin e opozitës, pra, sa ka marrë kundërshta­ri yt! A dëgjuan të gjithë abstenuesi­t opozitën për të mos ardhur në zgjedhje? Sigurisht që jo. Por, ndërkohë , sigurisht që nuk dëgjuan qeverinë për të ardhur në votime, amà. Dhe sigurisht që me ndërgjegje pranuan të njehsohesh­in me qëndrimin e opozitës. Ja pra, përse rezultati është fiks 8 me 2 ose më keq dhe aspak ndryshe

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania