Panorama (Albania)

Grabitja në Rinas, 10 mijë euro për tre të kërkuarit

Klement Çala, Eldi Çala e Talo Çela, ende në arrati

- ETLEVA DELIA

Grabitja e 6 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit më 9 prill pati si autorë të dyshuar të paktën 11 persona, nga të cilët një i vrarë, 7 të arrestuar dhe 3 të tjerë që vazhdojnë të jenë në kërkim.

Për kapjen e tre të kërkuarve, vëllezërve Klement e Eldi Çala, si dhe të Talo Çelës, Policia ka kërkuar dje ndihmën e qytetarëve, duke ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacio­nin e saktë. Ndërsa garanton në çdo rast ruajtjen e anonimatit. Këta tre persona dyshohet të kenë rolin e organizato­rit në supergrabi­tjen ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i konsiderua­r si kreu i grupit të strukturua­r kriminal. Policia tha dje se në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 9 prill 2019, si rezultat i punë së bërë nga grupi i posaçëm hetimor, deri tani janë ndaluar 7 persona, si dhe janë sekuestrua­r sasi të konsiderue­shme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale. E po në vijim të kësaj pune, falë veprimeve hetimore të kryera, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar në mungesë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja e punonjësit të Policisë", kryer në bashkëpuni­m, mbetur në tentativë, "Vjedhja me armë kryer në bashkëpuni­m" dhe "Grup i strukturua­r kriminal", për tre shtetasit: Klement Çala, 31 vjeç, Eldi Çala, 34 vjeç dhe Talo Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan. "Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifiki­min e vendndodhj­es dhe kapjen e tyre. Policia e Shtetit për çdo informacio­n të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicio­n shumën prej 10 mijë eurosh. Cilido qytetar që disponon informacio­n të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt. Vijon puna për identifiki­min e personave të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale", tha dje zyrtarisht Policia. Personi i fundit që u arrestua për grabitjen e 6 milionë eurove në Rinas, ishte Hasan Kanaçi, punonjës i kargos, i cili u la në burg nga Gjykata. Ndërsa së fundmi, Policia tha se kishte sekuestrua­r rreth 1.5 milionë euro pasuri në emër të Admir Muratajt dhe familjarëv­e të tij. Pa u mbushur dy javë nga supergrabi­tja në pistën e avionëve në Rinas, Policia ka kryer ndalimet e para mesditën e 21 prillit. Katër persona u vunë në pranga gjatë një operacioni që nisi në mbrëmje. Pas dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, të cilit iu gjetën gjurmët e gishtave në furgonin, me të cilin u realizua grabitja, Policia arriti të arrestojë disa nga personat e dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Ndërsa 3 të tjerët, që sipas grupit hetimor dyshohet se kanë pasur rol aktiv në grabitje, vijojnë të jenë në kërkim.

 ??  ?? Eldi Çala
Eldi Çala
 ??  ?? Klement Çala
Klement Çala
 ??  ?? Talo Çela
Talo Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania