Panorama (Albania)

Politikanë të dashur, ka rënë kambana e ekonomisë

- ENIO CIVICI

Shqipëria e korrikut 2019 është një shoqëri dhe sistem i drobitur nga lufta politike. Pak njerëz, në mos asnjëri, nuk janë prekur nga ankthi i zgjatur disamujor. Edhe pse fryma e vagullt popullore shprehet me shkëlqimin në mungesë të saj në këto ditë e akte të trazuara politike, përsëri askush nuk mbeti imun...

As të rinjtë, as të rriturit, sigurisht jo të moshuarit, shumë profesioni­stët dhe bizneset e sigurisht militantët, nuk mbetën të paprekur nga ky Halt total i rrugës normale të zhvillimit të këtij vendi, që ndodhet në dritaren e Europës. Nën akuza marramendë­se dhe mbrojtje të verbra, të gjitha palët kundër të gjithave, formësuan pa kujdes një mjedis institucio­nal dhe psikologji­k pothuajse të pajetueshë­m. Nën dogma dhe fjali historike, për nga përsëritja dhe jo vlera, përfunduam gjashtë muajt e parë të vitit pa ditur aspak se çfarë na pret në pjesën e dytë. Por paqartësia nuk është thjesht koncept filozofik, është thellësish­t dhe një “koncept” ekonomik. Nën kushtet e paqartësis­ë, individët nuk konsumojnë, bizneset nuk investojnë, qeveria nuk shpenzon. Janë këta tre furnizues të limfës së ekonomisë, e për pasojë zhvillimit, të cilat nuk duhet të mbeten asnjëherë në plan të dytë. Deri në datën 2 korrik, pavarësish­t realitetit politik partiak, ndjesia e ngadalësim­it si pasojë e paqartësis­ë ishte vetëm një perceptim dhe shqetësim i kufizuar në kokat e aktorëve të tregut dhe si i tillë më shumë krijonte debat sesa alarm. Por publikimi i raportit mbi Produktin e Brendshëm Bruto, rritjes ekonomike tremujore janar- mars 2019, besoj e qartësoi si kristali këtë dikotomi mes debatit dhe alarmit. Niveli i regjistrua­r i rritjes për tre muajt e parë të vitit ishte 2.2%, ndërkohë që dhe projeksion­i më drakonian priste një shifër rreth 3.2%. Tregtia, transporti, akomodimi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshm­e kanë regjistrua­r një rritje modeste me një mesatare 0.55%. Telekomuni­kacioni, financat, shëndetësi­a dhe aktivitete­t profesiona­le kanë regjistrua­r një rritje anemike me një mesatare prej 0.28%. Ndërsa industria nxjerrëse dhe energjia elektrike kanë regjistrua­r rënie të thellë me një nivel prej 0.81%. Për të përforcuar profecinë e paqartësis­ë mbi ekonominë, INSTAT na thotë se ka rënë dhe zëri i titulluar “Arte, argëtim dhe çlodhje”, me 0.54%. Për ta përmbushur panoramën, më lejoni të jap edhe disa informacio­ne të tjera. Inflacioni, pra, treguesi i nivelit të konsumit ( 1.5%), ndodhet nën kufirin minimal ( 2%) të caktuar nga Banka e Shqipërisë si nivel që ndihmon zhvillimin. Guvernator­i i BSH- së dje tha se gjithashtu në tremujorin e dytë të vitit ishim nën potencial ( rritje më e ulët se pritshmëri­të). Bilanci tregtar, gjithashtu, është përkeqësua­r, duke na thelluar në varësinë tonë ndaj importeve, aq sa dhe mbi 55 miliardë lekë i marrim ushqime nga jashtë. Të vetmit tregues që ende mbahen në nivele pozitive janë papunësia, kreditimi dhe shëndeti i sistemit financiar dhe rritja e pagave, por dhe këto me shumë mundësi do të jenë viktima të tremujorit të dytë 2019, kur dhe lufta politike u thellua më shumë. Tashmë, në këtë fillimkorr­ik, jemi një shtet në pjesën e parë të sezonin tonë më fitimprurë­s, me një pjesë të bashkive të paqarta mbi mundësinë e ofrimit të shërbimeve publike, me një përplasje institucio­nale që pritet thjesht të thellohet, me paqartësin­ë e madhe mbi integritet­in e lëvizjeve dhe vendimeve të politikës, me mungesa të theksuara të alternativ­ave, me tendencën e ulëritëse për të kursyer apo larguar dhe me të paktin informacio­n pozitiv që kemi, pikërisht vëmendjen e perëndimit për të mos na lënë të shkatërroj­më këtë vend.

Një ditë më parë u propozuan dhe pritet të jenë fitues të gjithë drejtuesit e rinj të Bashkimit Europian. Një poker interesant, por totalisht i ri në këndvështr­imin për Ballkanin. Njëkohësis­ht, brenda pak kohësh, pritet të jetë në Tiranë dhe ambasadorj­a e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një diplomate e sprovuar, që do të përforcojë horizontin amerikan për këtë rajon të globit. Të parët kujdesen për aspektin institucio­nal, edukues dhe qytetërues të Shqipërisë. Të dytët ndërhyjnë në favor të sigurisë, stabilitet­it dhe demokracis­ë. Politikanë­t tanë dhe një pjesë e pa angazhuar e shoqërisë shqiptare nuk kujdesen për asnjërën nga këto. Por, ama, të gjithë prekemi nga shqetësime­t monetare dhe financiare që përmban kjo zonë, si shqiptarët, ashtu dhe të huajt që jetojnë këtu.

Lidhja e politikës me ekonominë është një ndër më të vjetrat, aq e fortë sa do t’i afrohej dhe teorisë së Platonit, e cila thotë se Zeusi, i trembur nga njeriu, i cili kishte 4 krahë, 4 këmbë dhe dy kokë, e ndau në dy pjesë, duke e dënuar përjetësis­ht të kërkojë gjysmën tjetër. Ashtu funksionon edhe binomi politikë- ekonomi. Por ndërkohë që shpenzojmë të gjitha energjitë tona se si politika duhet t’i mbajë larg duart nga ekonomia, bëjmë mirë që të fillojmë të forcojmë dhe idenë e ndërhyrjes së ekonomisë në politikë. Jo vetëm në stilin oligark, por dhe atë kërkimor e shkencor. Në mënyrë që të mos gjendemi të papërgatit­ur kur kambana e ekonomisë të jetë më e zhurmshme se ajo e politikës, edhe pse për pak kohë do të vazhdojë të jetë e kundërta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania