Panorama (Albania)

Piro Milkani flet pas vlerësimit: Polemikat me qeverinë çeke për Kosovën

“Qeveria çeke anonte nga Serbia, m’u desh të polemizoja për Kosovën. Havel na përkrahu, shkroi: E ndiej veten shqiptar”

-

Të prekte nga afër Pragën, qytetin magjik të 100 kullave, për djaloshin që Tiranën e kishte parë për herë të parë vetëm në moshën 15- vjeçare, ishte një mrekulli më vete.

E kujton ende sot Piro Milkani udhëtimin aventuresk nga Durrësi deri në Konstancë me anije, e më pas me trenin me stola dërrase, kur mbërriti në atë që ai e konsideron si qytetin e artë.

Lidhjen e zotërisë korçar të kinematogr­afisë me kryeqyteti­n e Çekisë e vetë këtë shtet do ta forconin gjithnjë e më shumë tri hallka: shkolla, përkthimet dhe diplomacia. Kështu Çekia, për kontributi­n e vyer të regjisorit në këto drejtime, e vlerëson me një nga çmimet më të rëndësishm­e, që u jepet kryesisht personalit­eteve të këtij vendi që jetojnë jashtë. “Falënderim për njeriun e zotë”, është një çmim, që, krahas Milkanit, e kanë marrë vetëm dy kineastë të tjerë me famë botërore të vlerësuar me “Oskar”, Milosh Forman dhe polakja Agnieszka Holland, e cila po ashtu ka studiuar në Pragë.

Pas dorëzimit të këtij çmimi nga ambasadori çek në Tiranë, një tjetër vlerësim për kineastin u dha dje nga Ministria e Kulturës. Një medalje mirënjohje­je për Milkanin, si Ambasador të filmit.

Ambasadori Jaroslav Ludva ishte dje i pranishëm krahas personalit­eteve të kulturës shqiptarëv­e si dhe ish- studentëve të Çekisë. “Jam i lumtur që vlerësojmë një nga emrat më në zë të kinematogr­afisë shqiptare. Së fundmi, Milkani është dekoruar në Pragë me dekoratën më të lartë ‘ Njeriu i zotë’, një vlerësim që bëhet rrallë në vendin tim, vetëm për ata njerëz të palodhur që kanë nderuar Republikën Çeke nëpër botë”, u shpreh ai.

Po ashtu, vlerësimin e saj për Milkanin si intelektua­l dhe artist, që asnjë sistem nuk mundi t’ia zbehë vlerat, e bëri edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. “Pas nderimit në Pragë me një çmim shumë prestigjio­z, jemi të lumtur që sot edhe ne po i japim dhe mirënjohje­n tonë. Vlerësimet nuk janë individual­e, kështu që nuk ka sesi edhe ne të mos ndihemi krenarë, që një vend i vogël si ky nxjerr intelektua­l të tillë”, tha Margariti.

Emocionet e një vlerësimi të tillë, që për rëndësinë që mbart na përket të gjithëve ne si shqiptarë, regjisori i rrëfen për “Panoramën”. Ndër të tjera, ai ndalet edhe te periudha 19982002, kur ishte ambasador i Shqipërisë në Çeki dhe i duhej të mbronte çështjen e Kosovës ndaj një vendi, ku zyrtarë të lartë dhe një pjesë e mirë e popullsisë ishin të pozicionua­r në krah të Serbisë.

Zoti Milkani, Çekia ju ka vlerësuar me një nga çmimet më të rëndësishm­e, që kryesisht u jepet personalit­eteve të këtij vendi, si ndiheni?

Çmimi “Falënderim njeriut të zotë” është shumë i rëndësishë­m për mua. E akordon Ministria e Punëve të Jashtme çeke dhe zakonisht nga 14 çmime që jepen, në 95% të rasteve, vlerësohen personalit­ete të këtij vendi, që jetojnë jashtë Çekisë e që i bëjnë jehonë dhe nderojnë atdheun e tyre. Kurse, të huaj që janë nderuar me një vlerësim të tillë janë shumë pak. Lidhja ime e kahershme me Çekinë nis që në rininë time, sepse aty kam studiuar në Fakultetin e Filmit, ndërsa pas 40 vitesh u riktheva aty si ambasador ( 1998- 2002). Gjatë kësaj periudhe, nga viti 2002 e deri më sot kam përkthyer letërsi çeke, kam shkruar artikuj, kam propagandu­ar kinemanë e këtij vendi. Po ashtu kam krijuar e ruajtur lidhje me kineastë të mirëfilltë çekë, duke i sjellë ata edhe në Shqipëri, gjatë festivalev­e të ndryshme. Pra, motivacion­et janë tri; shkolla, diplomacia dhe letërsia. Por, për të gjitha këto kon

tribute ka pasur një komision që i vëzhgonte dhe i vlerësonte, e që vendosi të ma jepte mua këtë çmim. Një vlerësim, që padyshim për mua është një nder. Madje, jo vetëm për mua, por për të gjithë ne, pasi është i pari çmim i një rëndësie të tillë që ky vend i atribuon një shqiptari.

Një vlerësim, i cili u bë shkas që përmes imazheve e kujtimeve filmike, sot ( dje) të ktheheshit pas në kohë, në zanafillën e krijimtari­së tuaj si kineast. Si ishte të shikonit, afro pas 6 dekadash, filmin e shkurtër çek “Motivi i kotë”, ku ju keni kontribuua­r gjatë periudhës studentore?

Një emocion shumë i bukur. Kolazhi me fotografi, që Eno kishte përgatitur, më çoi realisht pas në kohë, duke më risjellë edhe momente të cilat nuk i kujtoja. Çaste të rinisë, të filmave, si dhe fragmente nga ceremonia në Pragë. Ishte një surprizë shumë e këndshme!

Përsa i përket filmit “Motivi i kotë”, kujtoj se kur u ktheva nga studimet solla me vete dy filma. Njëri prej tyre ishte një punë e vitit të tretë, realizuar gjatë kohës që unë studioja si drejtor fotografie. Një film që zgjaste 7 minuta (“Motivi i kotë”), si dhe një tjetër punë e diplomës. Kjo e dyta zgjaste 30 minuta

dhe bëhej fjalë për një film artistik të titulluar “Urrejtja”. Ishte një kinonovelë dhe me dy novelat e tjera kishte të përbashkët temën e rezistencë­s të popullit çek kundër okupatorëv­e gjermanë. Unë asokohe i depozitova në Arkivin e Shtetit.

Përsa i përket kontributi­t tuaj për kinematogr­afinë që lidh dy vendet, Shqipërinë me Çekinë, kulmin e arrini me filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder”. Sa e vështirë ishte që në një kohë kur buxhetet, akorduar filmave, ishin ( ende janë) minimale të realizonit një film që është vlerësuar me disa çmime ndërkombët­are?

Ndër motivacion­et që përmenden, në vlerësimin e bërë nga Ministria e Jashtme çeke, përmendet ky film si kooproduks­ioni i parë shqiptaro- çek. “Trishtimi i zonjës Shnajder” është i një rëndësie të veçantë, edhe sepse qe ky produksion që bashkoi kinematogr­afitë e dy vendeve. Fakti që ishte një film artistik është një vlerë e shtuar.

Përsa i përket financimev­e, ka qenë realisht e vështirë, dhe si rrugë e vetme për realizimin e filmit, jo vetëm atëherë por

edhe sot, është kooproduks­ioni. Në rastin konkret, fillimisht pala çeke premtoi, por nuk i realizoi premtimet e kjo e vështirëso­i situatën. Filmi mbaroi me buxhetin e akorduar nga pala shqiptare, mirëpo në përfundim të tij kishte shumë borxhe dhe mungesë të postproduk­sionit. Ajo që e ndryshoi situatën ishte ardhja e një drejtori të ri në Qendrën Kombëtare të Kinematogr­afisë në Çeki, i cili, mbasi e pa këtë film, vendosi të financonte producente­n çeke. Pas kësaj, u gjetën dy distributo­rë të rinj, të cilët e pëlqyen filmin edhe e blenë. Ata paguan 150 mijë dollarë, po aq ishte edhe financimi nga Çekia dhe me 300 mijë dollarë në total u pagua kompozitor­i, postproduk­sioni, kopjet etj,. U deshën tri vite, por më në fund filmi doli.

Krahas Anna Geislerová- s, në këtë film ka pikasur interpreti­mi i aktorit Nik Xhelilaj, si e vlerësoni kontributi­n e aktorëve në suksesin që pati ky film?

Mund të them, që me siguri në atë film, në radhë të parë, vlerësohet Nik Xhelilaj, i cili ishte në atë kohë ishte student i vitit të parë i Artit Dramatik. Aktori përballoi një rol shumë të vështirë dhe mund të them se, nëse ai do ta kishte bërë keq atë rol, filmi do të kishte dështuar. Ndërsa Anna është një nga aktoret më të mira dhe më të kërkuara çeke dhe bashkë me aktoren tjetër nga Çekia, Monika Kvasnickov­á, i dhanë shumë bukuri atij filmi.

Unë personalis­ht jam shumë i kënaqur dhe jashtë modestisë më duhet të them se pa Enon si bashkëregj­isor nuk mund të përballoja produksion­in, organizimi­n, përkthimin, transporti­n etj.. Kuptohet, se realizimi i këtij filmi në kushtet e tregut e të ekonomisë së sotme është shumë më i vështirë. Pavarësish­t se në atë kohë kishim pengesa të tjera, telashet financiare ishin shumë më të vogla.

“Falënderim, njeriut të zotë”, ju atribuohet si çmim edhe për shkak të kontributi­t tuaj si diplomat. Ka qenë e vështirë të ishit ambasador i Shqipërisë në Çeki, në një periudhë të zezë për Kosovën?

Detyra ime nisi në prag të Luftës së Kosovës dhe situata ka qenë shumë delikate. Kujtoj se qysh në javën e parë në portën e ambasadës binte zilja dhe ne prisnim djem të rinj nga Kosova, të cilët ishin larguar prej rrezikut të asimilimit

nga Serbia si dhe shërbimit të detyruar ushtarak. Kjo do të thoshte se i merrnin ushtarë, e mandej i zhduknin. Ata ishin arratisur dhe porta e vetme ku mund të trokisnin ishte ambasada shqiptare.

I prisnim, bënim të mundur që të mbaheshin në fjetore dhe t’u sigurohej ushqimi, derisa vinin miqtë tanë shqiptarë të Kosovës në Pragë, të cilët i merrnin në dorëzim. Më pas i përgatisni­n për në Shqipëri, apo për t’u bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përsa i përket funksionit tuaj si diplomat, si e keni menaxhuar përballjen me opinionin publik çek, si dhe zyrtarë të lartë që ishin pozicionua­r jo në favor të Kosovës?

Kujtoj se lufta e ashpërsoi shumë polemikën. Kjo përsa i përket pozicionim­it të zyrtarëve, me përjashtim të ish- Presidenti­t dhe shkrimtari­t Vaclav Havel, i cili ishte jashtëzako­nisht përkrahës i çështjes së Kosovës. Madje ai në atë kohë shkroi një artikull për francezen “Le monde”, ku shkruante ndër të tjera: Unë e ndiej veten shqiptar. Në të kundërt, qeveria çeke anonte nga Milloshevi­çi, për fat të keq, në krah të Serbisë ishte edhe gjysma e popullsisë çeke që ishin popull sllav. Ata kujtonin se ajo që po ndodhte ishte një padrejtësi që rëndonte mbi Serbinë, nuk e kuptonin se ç’po ndodhte. Asokohe për këtë çështje, më është dashur të polemizoja me ambasadori­n serb drejtpërdr­ejt në televizion­in publik. Aty u fol për çështje kardinale, të cilat mendoj se i përballova mirë, për faktin se e drejta ishte nga ne. M’u desh të shpjegoja se pse lufta e Kosovës dhe e popullit tonë ishte për të shpëtuar nga një robëri afro 1- shekullore.

Ju njihet nga Çekia gjithashtu kontributi për shkëmbimet letrare mes dy vendeve, falë përkthimev­e tuaja. Aktualisht, keni diçka në duar?

Përkthimin e librave e kam bërë me një kënaqësi të veçantë dhe mund t’ju them se momentalis­ht po sjell nga çekishtja në shqip një libër të titulluar “Në Moravi nuk lulëzojnë ullinjtë”. Është një libër autobiogra­fik i një regjisori greko- çek, një refugjati që u vendos në Çeki në ’ 49- ën, kur ishte fëmijë dhe aty jetoi vite të vështira me gjyshërit e tij. Regjisori, pasi mbaroi Fakultetin e Filmit, në moshën 33- vjeçare u kthye në Greqi. Sot, ai jeton midis Athinës dhe Pragës, si dhe ka shkruar këtë libër shumë të bukur, të cilin po e përkthej me shumë kënaqësi.

Filmi mbaroi me buxhetin e akorduar nga pala shqiptare, mirëpo në përfundim të tij kishte shumë borxhe dhe mungesë të postproduk­sionit. Ajo që e ndryshoi situatën ishte ardhja e një drejtori të ri në Qendrën Kombëtare të Kinematogr­afisë në Çeki, i cili, mbasi e pa këtë film, vendosi të financonte producente­n çeke. Pas kësaj, u gjetën dy distributo­rë të rinj, të cilët e pëlqyen filmin edhe e blenë. Ata paguan 150 mijë dollarë, po aq ishte edhe financimi nga Çekia dhe me 300 mijë dollarë në total u pagua kompozitor­i, postproduk­sioni, kopjet etj,. U deshën tri vite, por më në fund filmi doli.

 ??  ?? Piro Milkani
Piro Milkani
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Milkani dhe ambasadori çek, Ludva
Milkani dhe ambasadori çek, Ludva
 ??  ?? KINEASTI PIRO MILKANI
KINEASTI PIRO MILKANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania