Panorama (Albania)

PD: Të dhënat e KQZ janë mashtrim, në votime 15 për qind e shqiptarëv­e

-

Publikimi i rezultatit final për pjesëmarrj­en në votimet e 30 qershorit solli edhe reagimin e Partisë Demokratik­e. Nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, Partia Demokratik­e akuzoi qeverinë se ka manipuluar një proces zgjedhor, ku ka garuar e vetme. “Edi Rama ka thyer çdo rekord në historinë e manipulimi­t të zgjedhjeve. Nevoja për të mbuluar refuzimin masiv të shqiptarëv­e e ka çuar të manipulojë rëndë edhe votimet e veta me 1 kandidat. Në krye të këtij operacioni kriminal qëndron Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisioner­ët socialistë, në bashkëpuni­m me Komisionin Qendror të Vjedhjeve, kanë rritur pjesëmarrj­en me 8 për qind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 qershorit. Pjesëmarrj­a reale në votimet e paligjshme dhe antikushte­tuese të 30 qershorit është 15 për qind. Mbushja e kutive për t’i dhënë Edi Ramës oksigjen nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërish­t pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin ishin pothuajse bosh. Komisioni Qendror i Vjedhjeve mashtroi gjatë gjithë ditës së diel për numrin e pjesëmarrë­sve në votime. Akoma sot, ky organ që nuk u shërben zgjedhjeve, por vjedhjes së Edi Rmës, nuk ka dhënë llogari pse në deklaratën e së dielës për pjesëmarrj­en në orën 11: 00, shifra u dyfishua në 12 për qind, kur, në të vërtetë, sipas dokumentit që publikoi Partia Demokratik­e, shifra reale ishte vetëm 6 për qind”, theksoi Kaso. Në vijim të deklaratës së tij, ai e konsideroi të papreceden­t mungesën e transparen­cës nga ana e KQZsë. “Siç kemi denoncuar më herët, për të manipuluar rezultatin e 30 qershorit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparen­cën nëpërmjet dy mekanizmav­e. Më 30 qershor, të dhënat e pjesëmarrj­es nuk u hodhën në sistemin online të të dhënave për të mos lënë gjurmë. Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet. Është e papreceden­t që në fund të procesit të numërimit, edhe tani që flasim, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki”, deklaroi Kaso.

 ??  ?? Ivi Kaso, dje gjatë deklaratës
Ivi Kaso, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania