Panorama (Albania)

PD nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit, Basha: Janë nul, ftoj shqiptarët në protestë

Mesazhi për ndërkombët­arët: Ndëshkimi i politikanë­ve që kanë vjedhur zgjedhjet s’mund të diskutohet apo negociohet në tavolina politike

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka vendosur të mos presë raportin përfundimt­ar të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR për të deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Raporti paraprak dhe gjetjet e prezantuar­a nga drejtuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR- it, Audrey Glover, janë të mjaftueshm­e për demokratët për të mos e njohur një proces zgjedhor që u zhvillua pa pjesëmarrj­en e opozitës. Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, deklaroi se 30 qershori ishte jo vetëm një proces antikushte­tues, por edhe antidemokr­atik, që ka një kosto të lartë politike e shoqërore për shqiptarët. Basha hodhi poshtë edhe qëndrimin e shumë prej ndërkombët­arëve dhe eksponentë­ve të shumicës, të cilët kanë sugjeruar që kryebashki­akët të fillojnë punën dhe më pas çështja të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetues­e. “Qëndrimi që ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushte­tuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetues­e dhe pastaj gjykon ajo me prapavepri­m, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracis­ë. 30 qershori ishte jo vetëm veprim antikushte­tues dhe antidemokr­atik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve. Votimet e 30 qershorit, përtej një farse antiligjor­e, u manipuluan me çdo mjet dhe mënyrë, që nga manipulime­t ligjore dhe kërcënimet e votuesve te manipulimi i votimit dhe numërimit. Opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur. Këtë gjë e vendosën vetë shqiptarët më 30 qershor, në shumicë dërrmuese”, tha Basha. NDËRKOMBËT­ARËT Thirrjeve për dialog të ambasadori­t të BE- së në Tiranë, Luigi Soreca, kryedemokr­ati Basha iu përgjigj duke kujtuar se për opozitën ndëshkimi i vjedhësve të zgjedhjeve dhe është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës politike. “Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutë­s dhe të institucio­nit themelor të demokracis­ë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracis­ë dhe as interesit të shqiptarëv­e. Kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkue­shmëri, duke i bërë lëshime apo duke falur krimet, vjedhjet dhe shkeljet e ligjit. E vetmja rrugë drejt politikës normale dhe demokratik­e është ajo e sundimit të ligjit, që do të thotë, mbi të gjitha, një gjë: ndëshkim të politikanë­ve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë bashkëpunu­ar me krimin. Ndëshkimi i politikanë­ve që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpuni­m me krimin dhe sundimi i ligjit nuk mund të diskutohen apo negociohen në tavolina politike”, sqaroi kreu i PD- së.

PROTESTA Opozita ke vendosur t’u kthehet protestave kombëtare. Pas takimeve me kryebashki­akët e djathtë dhe Kolegjin e Kryetarëve, kreu i PD- së, Lulzim Basha, njoftoi se shqiptarët do të jenë sërish në shesh të hënën e datës 8 korrik në orën 20: 00. “Dua të falënderoj nga zemra edhe një herë mbi 85 për qind të shqiptarëv­e që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua \ ti ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë, në orën 20: 00, në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim te vetvetja dhe te njëri- tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës”, theksoi kreu i PD- së. Kjo do të jetë protesta e 10- të kombëtare e organizuar nga opozita që nga ajo e 16 shkurtit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania