Panorama (Albania)

Kryebashki­akët e PD nuk do lirojnë zyrat, Kapllanaj: Do na sjellin Forcat Speciale

-

Kryebashki­akët e bashkive të drejtuara nga të zgjedhur të Partisë Demokratik­e kanë vendosur të mos lirojnë zyrat e tyre për të zgjedhurit në procesin e 30 qershorit. Pas takimeve intensive me kreun e PD- së, Lulzim Basha, në 48 orët e fundit, demokratët në krye të pushtetit vendor vendosën të mos lirojnë zyrat e tyre. Pas mbledhjes së dytë me kreun e PD- së, Lulzim Basha, kryebashki­akët theksuan se nuk do të lirojnë zyrat e tyre. “Panorama” kontaktoi me kryebashki­akun e Mallakastr­ës, Agron Kapllanaj, në lidhje me këtë vendimmarr­je. Sipas kryebashki­akut në detyrë të Mallakastr­ës, vendimmarr­ja është për të mos u hapur rrugë të zgjedhurve ilegjitimë dhe të dalë nga një proces farsë. “Ka një vendimmarr­je nga ne kryetarët e bashkive të zgjedhur nën logon e PD- së, por edhe të konsultuar dhe dakordësua­r me kryetarin e partisë për të mos e njohur procesin zgjedhor të 30 qershorit. Ky është një proces që ne e kemi kundërshtu­ar, kontestuar dhe nuk kemi pranuar t’i vendosin në dispozicio­n edhe ambientet që janë nën administri­min e bashkive tona për zhvillimin e procesit. Kjo ka ardhur sepse ne nuk e njohim datën 30 qershor dhe nuk u bëmë pjesë e asaj farse. Kishte një dekret të Presidenti­t për anulimin e asaj date dhe një dekret të ri për datën 13 tetor. Ne njohim këtë datë dhe në këtë datë presim të zhvillohen zgjedhjet. Dhe vendimi ynë për të mos liruar zyrat lidhet me këtë gjë. Ne do të jemi në krye të detyrës deri ditën që do të zhvillohen zgjedhjet”, sqaroi Kapllaj për “Panorama”. Lidhur me mënyrën sesi do t’i mbrojnë zyrat e tyre, kryebashki­aku i Mallakastr­ës sqaron se nuk do të ketë një luftë me Policinë, por vendosmëri­a e të zgjedhurve vendorë është të mos u hapet rrugë njerëzve të paligjshëm. “Ne do të mbrojmë Kushtetutë­n e Shqipërisë dhe do t’u shërbejmë qytetarëve. Kuptohet nëse qeveria ka ndërmend të heqë të zgjedhurit vendorë me forca speciale të Sandër Lleshit, atëherë është në dorën e tij. Por ne nuk dalim nga zyrat për t’u lënë vendin kryetarëve ilegjitimë të dalë nga një proces farsë”, sqaroi Kapllanaj. Edhe kryebashki­aku i Kamzës i qëndroi bindjes së tij për të mos u tërhequr nga vendimmarr­ja për të mos liruar zyrën e bashkisë. “Vendimi është marrë më datë 30, që ishte i paligjshëm, e tregoi dhe pjesëmarrj­a. Asnjë lloj shansi nuk ka për të lënë një farsë elektorale. Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpreto­jmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëv­e, 85%”, theksoi Mziu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania