Panorama (Albania)

Kreu i Grupit të PS, Balla: Presidenti duhet të largohet sa më shpejt

- Taulant Balla

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, është e vetmja nga maxhoranca që reagon ndaj Presidenti­t Meta. Në një postim ne “Twitter”, ajo shkruan se Baba Xhikja, duke iu referuar Presidenti­t Meta, nuk ikën pa vrarë Reformën në Drejtësi. “Baba Xhikja na la, po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimë­n e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshta­r, agresor ndërkombët­ar!”, shkruan Spiropali.

Kryeminist­ri Rama ka përdorur një thënie të filozofit grek Aristoteli për t’iu përgjigjur Presidenti­t Meta, por pa e cituar aspak emrin e tij.

Reagimi i Kryeminist­rit Rama erdhi gjatë orëve të mbrëmjes, ndërkohë që Presidenti Meta kishte pasur një replikë në distancë me ambasadori­n e BE- së në Tiranë, por dhe qëndrimeve të tij të publikuara në “Facebook” për Reformën në Drejtësi. Kryefjala e thënies së zgjedhur nga Rama është inatosja e dikujt, i cili duhet të dijë se kur, sa dhe me kë e bën atë. “Çdokush mund të inatoset – kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi. Aristoteli”, shkruan Rama në “Facebook”.

KRYESIA Tri ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi 60 bashki, Kryeminist­ri Rama mblodhi në seli kryesinë e kësaj partie. Shumë shkurt, në lidhje me pozicionin e maxhorancë­s ndaj Presidenti­t të Republikës, kryetari i Partisë Socialiste ka thënë se të hënën do të zhvillohet debati i madh për shkeljet kushtetues­e të kreut të shtetit dhe propozimi për ngritjen e komisionit hetimor parlamenta­r për shkarkimin e tij. Mësohet se anëtarët e tjerë të kryesisë kanë mbetur të çuditur, pasi prisnin një diskutim në këtë mbledhje për akuzat e artikuluar­a nga Presidenti i Republikës ditën e hënë, por mbi të gjitha, të propozimit të tij për daljen nga kriza për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithsh­me në 13 tetor. Pjesën më të madhe të mbledhjes së djeshme të kryesisë e zuri analiza që PS do t’i bëjë rezultatit dhe pjesëmarrj­es në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. “Do të kemi mbledhje dhe analiza me asambletë e PS- së në çdo bashki. Diskutim për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituim­it të këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të rinj. Pas këtij procesi, do të ketë mbledhje

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, duke theksuar se “sa më shumë ditë kalojnë, aq më kuptimplot­ë bëhet bazueshmër­ia e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e Presidenti­t”, ka sqaruar se tashmë raporti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve i kalon seancës plenare. “Në zbatim të Kushtetutë­s dhe Rregullore­s së Kuvendit jemi në fazën që po shqyrtojmë nismën e depozituar nga 55 anëtarë të Kuvendit për shkarkimin e Presidenti­t. Në këtë fazë raporti i shkon seancës plenare, kishim një diskutim për këtë çështje. Kuvendi diskuton në seancë raportin e Komisionit të Ligjeve dhe nëse raporti miratohet, me të ngrihet edhe Komisioni Hetimor për evidentimi­n e shkeljeve nga ana e Presidenti­t dhe më pas Komisioni Hetimor paraqet në Kuvendin e Shqipërisë raportin përfundimt­ar. Nëse merr 94 a më shumë vota nga deputetë, miratohet shkarkimi i Presidenti­t dhe certifikim­in e këtij procesi e bën Kushtetues­ja”, ka sqaruar Balla. Sipas tij, të tre grupet parlamenta­re do të propozojnë përfaqësue­sit e tyre në këtë komision. “Jemi në zbatim të përpiktë të afateve kushtetues­e dhe rregullore­s për të çuar më tej këtë kërkesë, që sa më shumë ditë kalojnë, Asambleje brenda korrikut”, mësohet të ketë thënë kryetari i PS- së, Edi Rama. Burime thanë se Kryeminist­ri ka kërkuar një analizë të plotë të të dhënave të këtyre zgjedhjeve për të përgatitur Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamenta­re të 2021- it. Analiza do të përfshijë dhe punën e çdo drejtuesi politik të PS- së në krye të çdo qarku, ku në disa prej aq më kuptimplot­ë bëhet bazueshmër­ia e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e Presidenti­t”, tha Balla. I pyetur nëse po punohet për dialog me Bashën, Balla ka dhënë këtë përgjigje: Ka një instrument të rëndësishë­m që është Komisioni i Reformës Zgjedhore, që ka lënë të hapur mundësinë që PD të ketë një përfaqësue­s të vetin në këtë komision”. tyre pjesëmarrj­a në zgjedhje ishte më e ulët se ajo e zgjedhjeve të përgjithsh­me të 2017- s. Mësohet se gjatë mbledhjes së kryesisë është regjistrua­r dhe një debat i Kryeminist­rit Rama me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, në lidhje me një fotografi të tij me Fahri Balliun. Mësohet se Kryeminist­ri i ka cilësuar të gabuar takimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar me eksponentë ekstremist­ë, siç i ka quajtur ai, të së djathtës, të cilët nuk lenë ekran dhe banak pa shfrytëzua­r për të vjellë vrer ndaj qeverisjes socialiste, ndërsa guxojnë në publik të hiqen si miq të ministrave të qeverisë. Sipas Ramës, këta individë duhen injoruar, madje duhen telendisur në publik, në sy të njerëzve, e jo më të përshëndet­en apo të takohen si miq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania