Panorama (Albania)

KE rrëzon Holandën, vendim pro Shqipërisë

-

Komisioni Europian rrëzoi kërkesën e qeverisë holandeze për rivendosje­n e sistemit të vizave për Shqipërinë. Qeveria e Holandës në datën 31 maj dorëzoi zyrtarisht në Komisionin Europian kërkesën e saj për rivendosje­n e sistemit të vizave për Shqipërinë. Qeveria holandeze i dërgoi një letër eurokomisi­onerit për Migracioni­n, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitri Avramopoul­os ku kishte paraqitur edhe argumentet për këtë kërkesë që përmblidhe­n në tri pika. Afati për shqyrtimin e kësaj kërkese ishte një muaj dhe përfundoi ditën e djeshme. Për këtë çështje, Komisioni Europian reagoi dje, nëpërmjet një zëdhënësi, ku theksoi se: “Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtje­s së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacio­nin në dispozicio­n dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushje­n e standardev­e të liberalizi­mit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”. Ky vendim i Holandës solli mjaft përplasje në Tiranë në sferën politike. Teksa maxhoranca shprehej se nisma është marrë nga deputetë që kanë qenë gjithmonë kundër integrimit, opozita e ka parë si rezultat i nivelit të ulët të luftës kundër krimit, korrupsion­it dhe trafikut të drogës. Vetëm dy javë pas dorëzimit zyrtar të kërkesës së Holandës në Komisionin Europian, Parlamenti holandez miratoi dhe qëndrimin zyrtar për çeljen e negociatav­e për Shqipërinë, duke bërë të ditur se janë kundër hapjes së tyre. Nëse kërkesa e Holandës do të miratohej, atëherë pezullimi i lëvizjes së lirë do të bëhej për një afat prej 9 muajsh dhe gjatë kësaj periudhe Komisioni do të krijonte një dialog të zgjeruar me shtetin e tretë në fjalë, me qëllim që të korrigjojë rrethanat në fjalë. Ky vendim i Komisionit Europian për mosrikthim­in e sistemit të vizave solli edhe reagimin e kreut të qeverisë shqiptare. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se këtë vendim të Komisionit e kishte paralajmër­uar kohë më parë. “Ja dhe vizat s’u rikthyen, siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit, që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, theksoi Kryeminist­ri në reagimin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania