Panorama (Albania)

Rritja ekonomike, Sejko: E ngadaltë në raport me 2018- n

Guvernator­i i BSH- së: Pagat dhe punësimi, në rritje

-

Për 3- mujorin e parë të vitit, ekonomia u rrit me 2.2 për qind, gati- gati dyfish më e ulët në raport me të të njëjtën periudhë të një viti më parë. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se shkak për ngadalësim­in e rritjes është tkurrja e prodhimit dhe eksportit të energjisë. Në një konferencë për mediat, një ditë pas prezantimi­t të të dhënave nga INSTAT, Sejko tha se edhe për 3- mujorin e dytë të vitit, treguesit luhaten në të njëjtat vlera. “Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet gjatë dy tremujorëv­e të parë, por me ritme më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT- it, aktiviteti ekonomik në vend u rrit me 2.2% në tremujorin e parë të vitit. Ngadalësim­i i ritmit të rritjes erdhi kryesisht si pasojë e tkurrjes së prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të ngjashme dhe në tremujorin e dytë. Në terma të kërkesës agregate, rritja ekonomike vijon të mbështetet nga konsumi dhe investimet, ndërkohë që deficiti i shkëmbimev­e tregtare me jashtë ëshPER QIND norma bazë e interesit. Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit, duke vijuar ndjekjen e një politike stimuluese të zgjeruar dhe politika fiskale vijon të ruajë një kah konsolidue­s. Në tërësi, rritja ekonomike e vitit 2019 pritet të jetë më e ngadaltë se ajo e një viti më parë, duke pasqyruar goditjen e ofertës, që vjen nga rënia e prodhimit të energjisë elektrike”, tha Sejko. Vitin e kaluar, rritja ekonomike rezultoi mbi 4 për qind. Por çfarë i dha hov ishte sektori i energjisë që këtë tremujor u tkurr, duke u reflektuar kështu në Produktin e Brendshëm Bruto. Por pavarësish­t kësaj panorame aspak optimiste, çfarë nuk është prekur është punësimi dhe pagat, të cilat sipas guvernator­it kanë ardhur në rritje. “Sipas të dhënave të INSTAT- it, norma e papunësisë zbriti në nivelin 12.1%, ndërsa paga mesatare shënoi një rritje vjetore prej 4.9%. Kjo ecuri krijon premisa për një rritje më të shpejtë të inflacioni­t të gjeneruar në vend, duke ndihmuar kthimin e inflacioni­t në objektiv”.

KREDITIMI Guvernator­i Sejko u ndal edhe në treguesit e kreditimit, duke vënë në dukje rënien e kredive me probleme nga njëra anë dhe rritjen e kreditimit përkundrej­t bizneseve dhe individëve në anën tjetër. “Kushtet e favorshme të kreditimit janë përkthyer në rritje të qëndrueshm­e të kredisë për sektorin privat. E rregulluar për kreditë e nxjerra jashtë bilancit dhe kursin e këmbimit, kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje vjetore prej rreth 6.7% në muajt prill e maj. Ndonëse e moderuar, rritja e kredisë për biznese është një sinjal pozitiv për përmirësim­in e kërkesës dhe ofertës për kredi. Rikthimi i treguesit të kredisë me probleme në trend rënës, sikundër ilustrohet nga ulja e tij në nivelin 11.37% gjatë muajit maj, jep sinjale inkurajues­e për përmirësim­in e mëtejshëm të ambientit të kreditit dhe të bilanceve të sektorit bankar”. NORMA E INTERESIT Në këtë sfond ekonomik, Banka e Shqipërisë vendosi të lërë të pandryshua­r normën e interesit. “Nisur nga këto konsiderat­a, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese edhe gjatë horizontit afatmesëm. Në këtë mbledhje, ai vendosi: të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%; të mbajë të pandryshua­ra normat e interesit të depozitës dhe kredisë njëditore, respektivi­sht në nivelet 0.1% dhe 1.9%”, shtoi Guvernator­i.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko, gjatë konferencë­s për mediat
Guvernator­i Sejko, gjatë konferencë­s për mediat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania