Panorama (Albania)

Kanabis drejt Malit të Zi, kapen pas përgjimeve

Pesë të dyshuarit u arrestuan në lokal, me 200 kg marijuanë

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Pesë persona janë vënë në pranga, teksa po transporto­nin mbi 200 kg lëndë narkotike.

Ky aksion policor është realizuar nga Forcat Operaciona­le të Posaçme të Tiranës, të cilët kanë vënë në pranga në kushtet e flagrancës të akuzuarit. Ndër të arrestuari­t kryesor të grupit të trafikantë­ve nga Shkodra janë Zef Kola dhe Genc Meçaj. Ndalimi i tyre është bërë në aksin nacional Shkodër- Hani i Hotit që lidh Shkodrën me Malin e Zi. Ata që po transporto­nin sasinë e drogës prej rreth 300 kg po udhëtonin me një furgon dhe për një moment janë ndalur te një lokal në Malësinë e Madhe. Sapo kanë zbritur dhe janë futur te lokali, Forcat Operaciona­le të Posaçme të Policisë, të ardhur nga Tirana, kanë vepruar menjëherë duke i rrethuar dhe duke bërë në mënyrë të menjëhersh­me arrestimin e tyre. Ata nuk kanë bërë rezistencë dhe kanë pranuar që të shoqërohen në mjediset e Komisariat­it të Policisë së Shkodrës. Pas kontrollit të bërë në furgon, Policia ka gjetur 205 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si e llojit kanabis sativa. Menjëherë Policia ka bërë sekuestrim­in e sasisë së drogës të gjetur dhe mjeteve me të cilat po udhëtonin këta shtetas. Ajo që dyshohet është se kanabisi kishte destinacio­n që të transporto­hej drejt shtetit fqinj të Malit të Zi. Pak kilometra pa mbërritur në doganën e Hanit të Hotit që lidh dy shtetet, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pesë shtetasit me në krye të dyshuarin kryesor të Policisë, Gentjan Meçajn, u arrestuan. Hetimi mbi këtë grup që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Malin e Zi, janë kryer nga Prokuroria Shkodër, pas informacio­neve të dhëna nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Policinë e Shkodrës. "Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuari­t e tjerë janë bashkëpunë­torët e këtyre të fundit, ku gjithsecil­i kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal. Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimi­n, financimin, transporti­n dhe trafikimin e lëndëve narkotike ( marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë. Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip furgon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë", bëhet me dije nga Policia. Të ndaluarit prej disa muajsh hetoheshin përmes metodave speciale, mes të cilave edhe përgjimet telefonike dhe ato ambientale, që kanë çuar në finalizimi­n e këtij operacioni, ndërsa Policia ka marrë informacio­n edhe në rrugë operative për këtë grup. Trafikimi i drogës nga Shqipëria në Malin e Zi përmes pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Muriqanit është kthyer në një shqetësim. Pavarësish­t masave të shtuara dhe kontrollev­e në doganë, sërish rrugët e trafikut vijojnë të jenë prezente dhe për më tepër duke sjellë një situatë shqetësues­e.

 ??  ?? Genc Meçaj
Genc Meçaj
 ??  ?? Droga e sekuestuar
Droga e sekuestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania