Panorama (Albania)

Mbi 510 mijë euro vjedhje kompanisë celulare, arrestohet i kërkuari

-

Policia e Tiranës ka arrestuar dje një 29- vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej muajit shkurt, bashkë me 5 të tjerë, për "Vjedhje duke shpërdorua­r detyrën". I arrestuari është shtetasi me iniciale F. P., banues në Berat, dhe është arrestuar në vijim të operacioni­t të koduar "Centralist­i", që u zhvillua më 27 shkurt të këtij viti, gjatë të cilit u arrestuan 9 persona. Policia tha në atë kohë se të paktën 20 punonjës të një kompanie call center në Tiranë, dyshohej të ishin përfshirë në një vjedhje që kapte shifrat e 510 mijë eurove. Policia e kryeqyteti­t arrestoi 9 prej tyre, 5 i procedoi në gjendje të lirë, ndërsa 6 të tjerë i shpalli në kërkim, duke arrestuar dje njërin prej tyre. Akuza e ngritur ndaj tyre nga oficerët e Antikrimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës është ajo e "Vjedhjes duke shpërdorua­r detyrën". Ndërsa mësohet se hetimi kishte nisur prej afro 8 muajsh nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se dëmi i konsiderue­shëm financiar i është shkaktuar një kompanie të telefonisë celulare, që ndodhet jashtë vendit. Ndërsa punonjësit e përfshirë në këtë vjedhje dyshohet se kanë përfituar vlera të ndryshme parash, në ndonjë rast edhe 70 mijë euro nga një person, duke kryer rimbushje dhe aktivizim të paketave promociona­le. Policia nuk e ka bërë publike emrin e kompanisë call center të përfshirë në këtë vjedhje, ndërsa mësohet se po vijojnë hetimet për të zbuluar edhe persona të tjerë, që mund të jenë të përfshirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania