Panorama (Albania)

U plagos në mënyrë misterioze, i riu në gjendje kritike për jetën

- l. m

DURRES - Alkooli për pak sa nuk i mori jetën një adoleshent­i nga fshati Likmetaj. B. L, 17 vjeç, ka rënë nga çatia e një kioske, ndërkohë që e kishte zënë gjumi në gjendje të dehur. Ai kishte konsumuar alkool bashkë me disa bashkëmosh­atarë të tij, të cilët më pas ishin larguar nëpër banesat e tyre. Adoleshent­i për arsye ende të paqarta nuk kishte shkuar në shtëpi, por kishte rënë të flinte në tarracën e një objekti të vogël që ndodhej pranë shkollës në Ishëm. Në mënyrë të pavetëdijs­hme, ai është rrëzuar nga tarraca e këtij objekti, duke marrë lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokë. Fillimisht, adoleshent­i u dërgua me urgjencë në Spitalin e Krujës dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në datën 28 qershor, por mosbërja publike e rastit në media ka shtyrë një nga banorët e zonës t'i shkruajnë ish- Kryeminist­rit Sali Berisha, duke akuzuar Policinë për fshehje të ngjarjes. Mesazhin e qytetarit, Berisha e publikoi në faqen e tij në "Facebook". I menjëhersh­ëm ishte reagimi i Policisë së Durrësit, e cila hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se ngjarja është hetuar dhe i ka kaluar Prokuroris­ë për veprime të mëtejshme. "Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor në shkollën e Ishmit. Materialet në Prokurorin­ë e Krujës janë referuar që më 28 qershor. Ngjarja dyshohet për aksidental­e. Janë marrë në pyetje shokët e të riut nga Komisariat­i i Fushë- Krujës dhe ata kanë thanë se kanë qenë një grup me djem, të cilët kanë pirë alkool deri në orët e para të mëngjesit. Më pas, janë shpërndarë në shtëpitë e tyre. Dyshohet që i riu ka hipur në çatinë e një kioske që gjendet pranë shkollës së Ishmit dhe të jetë rrëzuar kur e ka zënë gjumi. Ngjarja është dyshuar aksidental­e sepse, nisur nga provat materiale në vendin e ngjarjes, këpucët e të riut janë gjetur në çatinë e kioskës, aty ku i kishte hequr para se ta zinte gjumi. Djali është nisur në Spitalin e Fushë- Krujës dhe më pas tek i Traumës. Hetimet vazhdojnë nga Prokuroria, e cila ka administru­ar të gjitha provat dhe dëshmitë e mbledhura. Nga dëshmitë që kanë dhënë shokët e tij bashkëmosh­atarë nuk ka rezultuar që i riu të ketë pasur konflikte", sqaroi Policia e Durrësit.

 ??  ?? Adolesheni i plagosur B. L
Adolesheni i plagosur B. L

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania