Panorama (Albania)

I përfshirë në vrasjen e dy kushërinjv­e në Itali, arrestohet pas 21 vitesh

Dyshohet bashkëpunë­tor në vrasjen e Astrit dhe Flamur Kolaverit në Bergamo. La shenja në gotën e ujit, u zbulua nga analiza e ADN

-

Arrestohet 21 vite pas vrasjes së dyfishtë, pranga 50- vjeçarit nga Elbasani.

Sokol Taçe, pas përfshirje­s në një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1998 në Bergamo të Italisë, u rikthye në vendin e lindjes. Taçe rinisi jetën normalisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ai sot ka tre fëmijë, të lindur pas vitit 2000, që nga sot do të rriten larg tij, ndoshta për gjithë jetën. 50- vjeçari është vënë në pranga për llogari të drejtësisë italiane.

ARRESTIMI

Babai i tre djemve, dy prej të cilëve binjakë, ishte i papunë. Për shkak të së kaluarës së tij të errët, ai nuk publikonte asnjë foto në rrjetet sociale, përveç shfaqte imazhe makinash. Por, e vërteta e përfshirje­s së tij në vrasjen e dy kushërinjv­e në Itali ende nuk dihet ekzaktësis­ht. "Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpuni­m me Drejtorinë Hetimore në Departamen­tin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirorganiz­uar dhe profesiona­le, në bazë të informacio­neve të marra, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi­n drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombët­ar: S. T., ( alias V. D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim". Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme", bëhet e ditur nga Policia.

ZBULIMI

Sokol Taçe dyshohet për vrasje në bashkëpuni­m me Almir Harunin, 44 vjeç, i cili ndodhet në burg në Shqipëri. Zbulimi i tij si autor i vrasjes së kushërinjv­e Kolaveri erdhi pas 9 vite hetimesh. Kjo, pasi të vetmen provë që hetuesit italianë kishin ishte shenjat e lëna në një gotë uji, që autori kishte përdorur në lokalin ku ishte ulur para krimit. Haruni, i cili përdorte dhe emrin Pjetër Dedja, përveç vrasjes së Astrit dhe Flamur Kolaverit, të datëlindje­s 12 maj 1972 dhe 6 qershor 1971, kreu një tjetër vrasje të dyfishtë po në Itali. Më 14 mars 2006, në një zonë të izoluar në pyll, Haruni vrau Kujtim Ibaj, 25 vjeç dhe Florinda Mukja, 28 vjeçe në Maresana, po në zonën e Bergamos. Zbulimi erdhi nga analiza e njollave të gjakut të gjetur në vendin e vrasjes së çiftit nga Elbasani, pasi vrasja e dyfishtë ishte kryer me pistoletë dhe thikë. Krahasimi i të dhënave të ADN- së me ato të gjetura në gotën me ujë në lokalin pranë vrasjes së dy kushërinjv­e. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, Almir Haruni rezulton se ka kryer vrasje dhe në Shqipëri. 44- vjeçari rezulton i dënuar me më 18 vite burg për vrasje të kryer në Gramsh, më 6 korrik 1997. Pas dënimit me burgim të përjetshëm në Itali, Haruni kërkoi që të ekstradohe­j në Shqipëri për të kryer dhe dënimin bashkë me 18 vite për vrasjen tjetër, gjë e cila u krye në 2017. Arrestimi i tij në Itali erdhi me shumë vështirësi, pasi përdorte pesë pasaporta shqiptare me identitete të ndryshme.

 ??  ?? Vendi ku u vranë kushërinjt­ë Kolaveri në Itali
Vendi ku u vranë kushërinjt­ë Kolaveri në Itali
 ??  ?? Almir Haruni, autori kryesor i vrasjes
Almir Haruni, autori kryesor i vrasjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania