Panorama (Albania)

“Duhet me hi dikush prej nesh në burg, kashumënev­ojëpërmesh­tar”

“Kur Ju thashë se kishëm ndigjue pr ej komunistëv­e ‘ Këtë Kishë do ta bajmë kinema’, Ju m’u përgjigjët: ‘ Kjo asht propagandë armiqësore!’”

-

Letër e At Pjetër Meshkallës S. J. Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehu Tiranë Shkëlqesë, Pardje, me 3- IV- 1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshm­e të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhet t’i këthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë shërbim fetar, as edhe privatisht: Këtë e ka vendosë populli.

Mendova të drejtohem me këtë letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshe, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe. Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime në përgjithës­i:

Dorëshkrim­et janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshm­e e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit. Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj personi o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullime­t e shpërdorim­et goditen. Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet ( të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësue­sin e fesë së vet. Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë personat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit. Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskreditu­ese antifetare zhvillue me të gjitha mjetët e propagandë­s.

Si përgjigje, populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qëndrimi i një pakice të pandërgjeg­jëshme o të frikësueme me lloj- lloj presionesh? Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohë­t me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtunist­e, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.

Njerëzit kanë frikë m’u takue, m’u përshëndet­ë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë!

– Flitet shumë për Inkuizicio­nin e sot 500 vjetëve dhe jo fort objektivis­ht. Po për këtë të Shek. XX- të?

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kem frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri, o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té. Unë tham se me këtë luftë kundra fesë, neve edhe po diskredito­hemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni.

Kur, në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë, u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëv­e fjalët: “Këtë Kishë do ta bajmë kinema”, Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”. Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit. Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira. Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime Mehmet Shehu

Çë vlerë ka atëherë qëndrimi i një pakice të pandërgjeg­jëshme o të frikësueme me lloj- lloj presionesh? Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohë­t me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtunist­e, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.

Vetëm dy faqe... Vetëm dy faqe janë ato, të një fletores me kuadrate, ku çdo fjalë asht: 1 edhe 1 bajnë 2. Vetëm dy faqe janë përmbajtja e një libri të pashkruem... Vetëm dy faqe janë historia jonë e mjerueshme...! Vetëm ato dy faqe do të flasin për vite të tana... e, jo ma pak, po do të tregojnë gjithmonë në mënyrë të saktë ku kishim vojtë...! Po, po, ato dy faqe të shkrueme me dorën e tij, do t’i tregojnë botës nëpërmjet mendjes së ndritun të P. Meshkallës, se kush kje dhe si qëndroi në Shqipni gjithë Kleri Katolik, përballë diktaturës dhe terrorit të mnershëm komunist gjakatarë gjysëmshek­ullor! Letra i drejtohet Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehut, mbasi edhe thirrja e klerikëve katolikë që asht ba me datën 3 prill 1967, asht ba nga Komiteti Ekzekutiv i Rrethit të Shkodrës, pra, nga organi shtetnor dhe jo nga organet e Partisë.

 ??  ?? At Pjetër Mëshkalla
At Pjetër Mëshkalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania