Panorama (Albania)

Rikonstruk­sioni i sallës së koncerteve, TAP jep 150 mijë euro për projektin

-

Nuk ishte zgjedhur pa qëllim që marrëveshj­a të nënshkruhe­j në sallën e koncerteve, në Universite­tin e Arteve, madje në skenë. Kur jashtë termometri shënonte afër 40 gradë celsius, brenda sallës temperatur­at nuk ishin më të kursyera. Në mungesë të ajrit të kondicionu­ar, erashkat nuk bënin punë. Krahas emocionit të ndodhur në krahun e kundër me spektatori­n, zyrtarëve nuk u rrinte kollarja në atë të nxehtë. Tashmë, kushtet e rënda, për të cilat thjesht kishin dëgjuar, po i përjetonin edhe vetë, qoftë edhe për pak.

Do të duhet të kalonin plot 80 vjet, që në godinën e projektuar nga Gherardo Bosio në fillim të viteve ’ 30 dhe e shndërruar në vitin 1966 në Institutin e Lartë të Arteve, të ndërmerrej një hap serioz për rikonstruk­sionin e saj. Gazsjellës­i Trans AdriatikTA­P do të financojë me 150 mijë euro realizimin e studimit të fizibilite­tit dhe projektimi­t të detajuar për restaurimi­n, rikonstruk­sionin dhe rinovimin e sallës së koncerteve në Universite­tin e Arteve të Tiranës ( UAT).

Pas këmbëngulj­es së Ministrisë së Kulturës, që fondi i investimev­e me karakter sociale dhe mjedisor të TAP, të kalonin për realizimin e studimit dhe hartimin e projektit për restaurimi­n e sallës së koncerteve, dje, në mjediset e nxehta të kësaj të fundit, u nënshkrua marrëveshj­akuadër midis Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, Ministrisë së Kulturës, TAP, Universite­tit të Arteve dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpuni­mit për Zhvillim.

“Prej themelimit të Institutit të Arteve, në vitin 1966, kjo sallë nuk ka parë prekje serioze, restaurues­e, duke iu lënë mëshirës së kohës. Duke parë kushtet aktuale, në të cilat ajo ndodhet, nevojën imediate për ndërhyrje, por mbi të gjitha rëndësinë që kjo sallë ka, jo vetëm për jetën e Universite­tit të Arteve, por atë artistike në përgjithës­i, këmbëngula fort që hartimi i projektit për restaurimi­n e Sallës së Koncerteve të ishte prioritare dhe falënderoj TAP, që iu përgjigj kërkesës sonë për bashkëpuni­m dhe fondet e investimit me karakter social dhe mjedisor, ia dedikoi kësaj nisme”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sipas së cilës ndërhyrja në ndërtesën e UA përbën një përgjegjës­i dyfishe, duke qenë monument kulture, por edhe një vend me rëndësi për jetën artistike të vendit.

Në emër të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, firmosi zv. ministri Ilir Bejtja, sipas të cilit, “Ka qenë një insistim i vazhdueshë­m i ministres së Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, që sponsorizi­me nga ky sektor të mos shpërndahe­n thjesht dhe vetëm për ata që quhen grupe vunerabël, por edhe për mbështetur artin, kulturën, arsimin dhe ishte me të vërtetë një gjetje e spikatur ndërhyrja në kuadrin e Paktit për Universite­tin në përmirësim­in e një objekti universita­r, përfaqësue­s të kulturës në Shqipëri, të kësaj skene, e cila ka nxjerrë mjaft talente, ka mirëpritur evenimente dhe suksese të artit shqiptar dhe kulturës shqiptare”.

Malfor Nuri, menaxheri i TAP për Shqipërinë, u shpreh se nuk ishte hera e parë që TAP financon në drejtim të artit, duke përmendur Muzeun e Fotografis­ë “Gjon Mili”, në Korçë. “Salla e koncerteve në Universite­tin e Arteve ka një dimension më të madh sesa përdorimi nga universite­ti. Përveç studentëve të universite­tit, këto ambiente përdoren edhe nga qytetarët e Tiranës dhe më gjerë. Këtu organizohe­n aktivitete të rëndësishm­e kulturore, të nivelit kombëtar dhe ndërkombët­ar”. Mësohet se Investimet Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri kapin vlerën 14 milionë euro.

Nino Merola, Drejtor i Zyrës Rajonale të Tiranës të Agjencisë Italiane të Bashkëpuni­mit për Zhvillim, shprehu mbështetje­n në ecurinë e këtij projekti dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpuni­mit mes dy vendeve. Sipas tij, studimi do të kryhet nga Universite­ti i Firences, me një përvojë të gjatë në restaurimi­n e veprave historike.

Ashtu si do shprehej edhe ministrja Margariti, të gjithë ishin në një mendje, që marrëveshj­a të mos mbetej thjesht në letër, por të përkthehej në ndërhyrje konkrete.

 ??  ?? Dje, gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es për sallën e koncerteve të Universite­tit të Arteve
Dje, gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es për sallën e koncerteve të Universite­tit të Arteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania