Panorama (Albania)

Dialogu Kosovë- Serbi, në duart e kandidatit kundër pavarësisë

Vuçiç e quan njeri në anën e Serbisë! Pacolli: BE na mbështet!

-

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, kur të rinisë, do të ketë një drejtues të ri, që pritet të jetë spanjolli Josep Borrell, i cili u emërua si përfaqësue­s i BEsë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Borrell vjen nga Spanja, një nga vendet e BE- së kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërsa lajmi është quajtur jo i mirë për Kosovën, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka nxituar ta quajë atë si një person në anën e Serbisë. “Emërimi i spanjollit Josep Borrell si përfaqësue­s i lartë i BE- së për Politikë të Jashtme dhe Siguri është një lajm i mirë për ne, por situata mbetet e vështirë. Nuk zgjidhet me faktin që kemi një ose dy njerëz në anën tonë”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd. Borrell, 72 vjeç, aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës, pritet të rikthehet në krye të politikës së jashtme të BE- së, pasi ka shërbyer si President i Parlamenti­t Europian nga viti 2004 deri më 2007. Në mars të këtij viti, Borrell ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se vendi i tij “nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën”. Ai ka shtuar se, “Në të njëjtën kohë, konsideroj­më se zgjidhja e përhershme e kompromisi­t për këtë çështje mund të arrihet vetëm përmes dialogut”. Por Borrell është shprehur edhe kundër shkëmbimit të territorev­e midis Kosovës dhe Serbisë në vija etnike. Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve, EFE, Borrell u ka thënë gazetarëve se “BE nuk është ndërtuar për të krijuar njësi monolite dhe homogjene mbi çështjet e kulturës dhe etnisë, por për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve të ndryshëm që të jetojnë së bashku”. Borrell, nëse konfirmohe­t, do të pasojë Federica Mogherini- n. Pra, do të udhëheqë dialogun për normalizim­in e marrëdhëni­eve midis Kosovës dhe Serbisë, i nisur që në vitin 2011 me ndërmjetës­imin e BE- së. Aktualisht, bisedimet janë ndërprerë për shkak të taksës që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia. James Ker- Lindsay, profesor në Shkollën e Ekonomisë në Londër, tha se emërimi i Borrell mund të ngrejë çështje në Ballkan, pasi ai vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën. Por, sipas tij, Borrell mund të jetë pikërisht personi për gjetjen historike të një zgjidhjeje midis Kosovës dhe Serbisë. “Borrell ka besueshmër­i në Serbi. Pozicioni i Spanjës kundër pavarësisë së Kosovës do të thotë se do të jetë më simpatik ndaj Beogradit sesa shumë figura të tjera europiane. Nëse kjo shfrytëzoh­et mirë, ai do të jetë në përparësi”, tha Lindsay, duke shtuar se edhe Kosova e di se nuk mund të lejojë që të armiqësohe­t me të. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se nuk ka ndonjë rëndësi se çfarë origjine do të ketë shefi i ri i diplomacis­ë europiane. “Kosova mirëpret udhëheqjen e re të BE. Ne besojmë se nuk varet nga origjina kombëtare roli që dikush do të luajë në Bashkimin Europian dhe politika e jashtme e Bashkimit Europian varet nga shtetet anëtare, nga të cilat shumica e kanë njohur Kosovën”, theksoi Pacolli.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania