Panorama (Albania)

Brazili i bëhet makth, shuhet ëndrra e Mesit

Arbitri u jep një dorë vendasve, Leo nuk fiton dot me ta

-

Brazili i bëhet makth Lionel Mesit. Në 5 ndeshje zyrtare nuk ka fituar asnjë. Superklasi­kja e Amerikës së Jugut nuk zhgënjeu.

Rezultoi një betejë e vërtetë, me intensitet, gola, raste dhe spektakël. Nga dueli Brazil- Argjentinë triumfuan vendasit 2- 0 dhe pas 12 vitesh siguruan kualifikim­in për në finalen e Kupës së Amerikës. "Seleçao" ia doli falë golave të Gabriel Zhezusit dhe Firminos, të cilët largojnë edhe fantazmat që ishin prezente në "Mineirao" që pas humbjes 7- 1 kundër Gjermanisë. Verdhejesh­ilët konfirmohe­n makth i Argjentinë­s në këtë kompeticio­n, duke e nxjerrë 3 herë radhazi nga gara, pas finaleve të fituara në vitet 2004 dhe 2007. Argjentina dhe Leo Mesi largohen të zhgënjyer dhe kokulur, pavarësish­t faktit se bënë ndeshje mjaft të mirë dhe goditën dy herë shtyllën. Kjo ishte humbja e parë në gjysmëfina­le pas 5 suksesesh radhazi dhe për të gjetur herën e fundit duhet të rikthehemi në vitin 1987 kundër Uruguait. Në këtë mënyrë shuhet një tjetër shpresë e Leo Mesit për të fituar një trofe me kombëtaren e tij.

VRULL I BRAZILIT

Misteret e formacioni­t ishin thjesht fantazi të medias, sepse Tite dhe Skaloni zbresin më të mirët në fushë. Brazilianë­t e nisin më mirë, duke respektuar statusin e favoritit. Vendosmëri, përqendrim­in, presing i lartë dhe shpejtësi në qarkullimi­n e topit. Elemente këto që vendosnin në vështirësi Argjentinë­n, e cila mbrohej me forca të shumta dhe kërkonte kundërsulm­in. Akunja dhe De Pol jepnin ndihmën për mbrojtësit e krahëve, por ekuilibrat i prish Dani Alvesh. 36- vjeçari dhuron spektakël duke i dribluar të gjithë dhe duke e shndërruar fushën si një cirk. Pasimi për Firminon, i cili shërben Gabriel Zhezusin dhe ky i fundit nuk fal. Prishi "agjërimin" pas 2 vitesh pa gol në ndeshje zyrtare. Argjentina nuk ishte shumë e rregullt dhe e saktë, por gjithsesi ia del të përhapë panik në minutën e 29- të kur Aguero godet traversën pas një devijimi me kokë.

REAGIM DHE BEFASI

Është një tjetër panoramë në 45 minutat e dyta kur Argjentina vendosi të rriste ritmin falë punës së palodhur të De Polit dhe sakrificës së Lautaros dhe Agueros. Pa harruar Leo Mesin, i cili ndezi motorët. Prania e tij mes linjave tërboi Brazilin dhe vetë "Pleshti" iu afrua golit pas një goditjeje nga e majta. Sërish shtylla i erdhi në ndihmë Alisonit. Pak minuta më vonë ishte portieri që ndali një goditje dënimi të Mesit. Në momentin më të mirë të "Selesion" erdhi befasia dhe kundërsulm­i "vrasës" me Gabriel Zhezusin. Ky i fundit përshkroi gjithë fushën dhe pasoi për Firminon, i cili firmosi rezultatin 2- 0. Pjesa e mbetur e ndeshjes ishte menaxhim i rezultatit. Ëndrrat e Mesit duhet të presin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania