Panorama (Albania)

Mesi: Arbitër skandaloz, ndihmoi haptazi rivalët

-

Lionel Mesi në versionin që nuk e keni parë kurrë. Qetësia ishte shndërruar në rebelim dhe zhgënjimi në krenari. Kapiteni i Argjentinë­s akuzoi hapur arbitrin e ndeshjes dhe Brazilin që menaxhon federatën e futbollit në Amerikën e Jugut. Ai tha se u morën vendime qesharake në fushën e lojës dhe VAR- i nuk i akordoi dy penallti kombëtares së tij. Mesi tha se u ndie krenar për ndeshjen që bënë bardhekalt­rit.

Arbitrimi - "Deri tani kanë parë raste të pafundme dhe shumë budallallë­qe në VAR, por atëherë kur duhej nuk u konsultuan. Ishte e pabesueshm­e ajo që ndodhi. Shpresoj që Conmebol të bëjë diçka, edhe pse nuk besoj se do të bëjë sepse Brazili është ai që menaxhon gjithçka. Është shumë e vështirë..."

Vendimet - "Gjatë gjithë ndeshjes arbitri i favorizoi ata. Çdo ndërhyrje e lehtë që bëhej ai fërshëllen­te faull për Brazilin. Pastaj në rastet më vendimtare te penalltia kundër Agueros dhe Otamendit nuk reagoi. Kanë parë shumë raste në këtë Kupë Amerike, por këtë herë nuk u konsultuan me VAR- in. Ishin të dukshme. Brazili ishte vendi organizato­r dhe sot për sot menaxhon shumë edhe federatën e Amerikës së Jugut. Kështu nuk mund të luhet, sepse është shumë e vështirë. Nuk është justifikim për ne, sepse ne bëmë një ndeshje mjaft të mirë, por duhet t'i themi ato që ndodhën. Është një realitet dhe neve na dhemb, sepse punuam shumë".

Penalltitë - "Mendoj se ishin dy raste ku duhet të fërshëlleh­ej penallti për Argjentinë­n, por nuk ndodhi. Jam i bindur për këtë".

Argjentina - "Po vjen një brez lojtarësh shumë i mirë dhe më e rëndësishm­ja është që po tregojnë se e duan kombëtaren. Duhet t'u japim kohën e nevojshme. Këta djem bënë një sakrificë të jashtëzako­nshme dhe meritojnë respekt. Argjentina ka material për t'u rritur".

Ndeshja - "Pavarësish­t nga rezultati, mendoj se treguam që jemi në nivelin e Brazilit. Bëmë një ndeshje të madhe dhe një sakrificë të jashtëzako­nshme. Ata nuk ishin superiorë ndaj nesh".

Shtyllat - "Ne tentojmë gjithmonë që ta dërgojmë topin në rrjetë dhe sulmuam shpesh. Brazili nuk krijoi raste, ndërsa ne nuk i konkretizu­am dot ato që kishim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania