Panorama (Albania)

Vonesa në krijimin e Kushtetues­es e SPAK, Ruçi: Nuk di çfarë t’u them ndërkombët­arëve

DEBATI I PLOTE NE KONFERENCE­N E KRYETAREVE. META KUNDER EURALIUS

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Krijimi i Gjykatës Kushtetues­e është një kërkesë e vazhdueshm­e e faktorit ndërkombët­ar, por edhe e opozitës shqiptare. Por javët e fundit duket se problemi për krijimin e institucio­nit që do t’i jepte përgjigje shumë prej çështjeve që kanë krijuar krizën politike në Shqipëri, është zhvendosur edhe brenda maxhorancë­s. Në Konferencë­n e Kryetarëve në Kuvend të datës 20 qershor, kryetari i Parlamenti­t, Gramoz Ruçi, dhe kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, kanë diskutuar lidhur me krijimin e kësaj Gjykate. Sipas procesverb­aleve të kësaj mbledhjeje, kryeparlam­entari Ruçi kërkon ndryshimet në Rregullore­n e Kuvendit në lidhje me vendimet që jep Gjykata Kushtetues­e. Ruçi u ka kujtuar drejtuesve të komisionev­e parlamenta­re se ‘ nuk mban më ujë pilafi’ dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim për nenet që ende nuk janë riformulua­r. “Nuk mban më uji pilafi për këtë çështje. Edhe unë po të jem kryetari i KED– së, kryetari i KLP- së e të tjera them: ‘ Çfarë kërkoni nga ne ju?!’ Ju keni 2- 3 vjet që keni miratuar paketën ligjore, keni bërë ndryshimet kushtetues­e, ka pasur ankesë në Gjykatën Kushtetues­e. Gjykata Kushtetues­e për këtë nen kërkon llogari, e ka hedhur poshtë, të ka kërkuar riformulim dhe ti, ore zotëri, nuk e ke bërë, nuk e kam bërë unë. Tani çfarë kërkoni, duhet të dalim ne para popullit dhe t’u themi: na falni ne deputetëve që jemi zgjedhur, sepse nuk jemi në gjendje për 2 vjet të bëjmë dy nene?! Këto dy nene, janë referuar nga Gjykata Kushtetues­e”, sqaroi Ruçi. Krijimi i Gjykatës Kushtetues­e është kërkuar me ngulm edhe nga opozita, e cila ka akuzuar Kryeminist­rin Rama dhe qeverinë se po pengojnë qëllimisht krijimin e një prej organeve më të rëndësishm­e të sistemit të drejtësisë.

 ??  ??
 ??  ?? KONFERENCA E KRYETAREVE
KONFERENCA E KRYETAREVE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania