Panorama (Albania)

Vendimi, kushtet e reja për kreditë e shtëpive

Qeveria ndryshon paketën e strehimit. Zbardhen kushtet e reja për të marrë kredi për apartament­e. Dokumentet që duhen plotësuar dhe rregullat për çdo përfitues

- ADA HAZIZOLLI

Kur pritej që vendimet në zbatim të ligjit të strehimit të kalonin për miratim që në nisje të këtij viti, vetëm dje Qeveria ka vendosur të vërë firmën mbi to.

Në mbledhjen e fundit janë miratuar në bllok 5 vendime të reja, në të cilat detajohen procedurat që do të ndiqen për secilin nga programet e strehimit që parashikoh­et në ligjin e ri.

KREDITË E BUTA Sipas vendimit “Për masën e subvencion­it të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet, që përfitojnë banesë me kosto të ulët me kreditë e lehtësuara nga shteti”, subvencion­imi nuk do të mbulohet në masën 100%, por në varësi të gjendjes ekonomike të përfituesv­e, me përjashtim këtu të familjeve qiramarrës­e, të cilat do të mbështeten në masën 100 për qind nga buxheti i shtetit.

Sa u takon kushteve të caktuara, përveç mospasjes së një banese në emrin e tyre, si referuese do të shërbejnë edhe të ardhurat mujore, të cilat duhet të jenë më të ulëta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore përkatëse. Pra, bëhet fjalë për familje, të cilat kanë të pamundur të përballojn­ë këstet e kredisë për blerjen e një banese. Procesi, sipas vendimit, do të duhet të kalojë nëpër disa faza, duke qenë se nuk bëhet fjalë për fondet e bashkisë, por janë para, të cilat do të vendosen në dispozicio­n nga Ministria e Financave. Kërkesa për të përfituar nga programi i kredive të buta do të duhet të paraqitet pranë bashkisë.

Familjet që shpallen fituese pas fazës së aplikimit, kanë detyrimin të paraqiten pranë bashkisë për të autorizuar këtë të fundit në përditësim­in e dokumentac­ionit bazë që nevojitet për këtë proces, konkretish­t vërtetimin nga Hipoteka, që në emër të kryefamilj­arit apo anëtarëve të tjerë nuk tokë në pronësi, certifikat­ën e gjendjes familjare dhe adresën e banesës që do të blejë.

PROGRAMET Sa i takon programit për ndarjen e banesave sociale me qira, ligji përcakton që qiraja nuk duhet të jetë më e lartë se 30 për qind e të ardhurave që familja gjeneron në muaj, ndërsa familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike do të subvencion­ohen në masën 100 për qind. Por, përveç këtij programi dhe atij për shpërndarj­en e banesave me kosto të ulët, në skemë janë përfshirë edhe disa programe të tjera, siç është ai për përmirësim­in e kushteve të banesave ekzistuese, programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi, krijimi i strehëve të përkohshme, si edhe programi për ndërtimin e banesave të specializu­ara që janë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar dhe të moshuarve. Me anë të një formulari, familjet mund të zgjedhin një prej programeve të strehimit. Fituesit më pas shpallen nga bashkia. Në vendin tonë janë raportuar më shumë se 35 mijë familje të pastreha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania