Panorama (Albania)

Ambasadori i BE fton palët në tryezë, Meta: Ku ishit ju kur kërkoja dialog?

“Vërejtja ime për Delegacion­in e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se s’ka bërë përpjekjet më të mira për një dialog real midis palëve”

- ARISTIR LUMEZI Presidenti Meta

Ambasadori i BE- së, Luigi Soreca, përmes një postimi në “Twitter”, të parin pas zgjedhjeve të 30 qershorit, u bëri thirrje palëve të ulen në dialog, duke pasur në fokus krijimin e SPAK- ut, Gjykatës Kushtetues­e si dhe hapjen e negociatav­e në tetor me Bashkimin Europian.

“Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucio­net të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentish­t në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshë­m. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksional­itetit të Gjykatës Kushtetues­e. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësim­it të kandidatëv­e, SPAK do bëjë të mundur që Shqipëria të rrisë më tej luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhur­a në lidhje më të drejtat kushtetues­e, përfshi çështjet zgjedhore”, thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadori­t Soreca. Ai kërkon vazhdimin e luftës kundër korrupsion­it, duke përfshirë dhe akuzat e ngritura për shitblerje­s e votës. “Lufta kundër korrupsion­it duhet të vazhdojë në mënyrë të përditshme. Prokuroria duhet të hetojë çdo formë të dyshuar të korrupsion­it, përfshi shkeljet zgjedhore dhe blerjen e votave, në zbatim të ligjeve ekzistues. Për të konfirmuar që cikli i drejtësisë penale funksionin efektivish­t, është gjithashtu e rëndësishm­e që gjykatat të japin dënime përfundimt­are mbi akuza të pazgjidhur­a për çështje serioze të krimit të organizuar”, vijon ambasadori i BE- së në Tiranë. Soreca i kujton klasës politike se duhet të avancojnë me shpejtësi për Reformën Zgjedhore. “Gjithashtu, duhet të rinisë me shpejtësi puna ndërpartia­ke për Reformën Zgjedhore. Të gjitha institucio­net shqiptare dhe liderët politikë duhet të përqendroj­në përpjekjet e tyre në këto objektiva, në kuadër të vendimit të rëndësishë­m të Këshillit Europian në tetor. Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët besojnë fuqimisht në të ardhmen europiane të vendit të tyre”, përfundon reagimin e tij ambasadori Soreca.

PRESIDENTI Një ditë pas akuzave të adresuara ndaj ambasadorë­ve në Tiranë, Presidenti Ilir Meta reagoi ndaj Sorecës përmes një postimi në “Facebook”, ku, përmes 10 pyetjeve, i kërkoi atij të përgjigjej se cili ka qenë pozicioni i tij si diplomat i akredituar në Tiranë ndaj thirrjeve të kreut të shtetit për dialog mes palëve. Pyetjet adresohen dhe për qëndrimin e ambasadori­t për dekretin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në funksion të arritjes së një dialogu ndërpartia­k. PYETJE PUBLIKE PËR AMBASADORI­N SORECA Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësish­t thirrjet e sinqerta të ambasadori­t Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentish­t në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”. Me këtë rast, Presidenti ka disa pyetje publike: A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z. Ambasador?

A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?

A i kërkuat ju mbështetje­n Presidenti­t për dialog, me qëllim që t’ia kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?

A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anulimin e zgjedhjeve, me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?

Përse nuk e mbështetët ju Presidenti­n në këtë iniciativë publikisht?

A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësue­sit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Wadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar, kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratik­e dhe gjithëpërf­shirëse, si domosdoshm­ëri për të ndihmuar çeljen e negociatav­e?

A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësim­it të palëve?

A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019 për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithëpërf­shirëse? Çfarë qëndrimi keni ju?

A e keni sqaruar z. Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit dhe pamundësoj­në çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it në tetor 2019?

A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke pasur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamenta­re dhe presidenci­ale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshm­e të përfaqësim­it në vend?

Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësime­t dhe vërejtjet e mia për delegacion­in e BE- së gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Për pyetjet e tjera për Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetues­e do vijoj më vonë, por dialogu, temat, mënyrat dhe objektivat e tij të përcaktuar­a qartë janë prioriteti numër një për momentin, sipas mendimit tim.

Përshëndet­jet më të përzemërta dhe bashkëngji­tur po ju kujtoj publikisht dhe qëndrimin zyrtar të zv/ kryetarit të Grupit parlamenta­r të CDU/ CSU në Bundestagu­n gjerman, z. Johann Wadephul.

DEKLARATA E ZV/ KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTA­R CDU/ CSU, Z. JOHANN DAVID WADEPHUL:

“Pas vendimit të Presidenti­t, ekziston një situatë e re politike dhe të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit, duke përfshirë zgjedhjet lokale demokratik­e me kandidatë potencialë të shumëfisht­ë, që do të thotë se TË GJITHË DUHET TË PRANOJNË VENDIMIN E PRESIDENTI­T dhe pastaj marrin pjesë në procesin politik. GJITHÇKA TJETËR DO TË JETË JOEUROPIAN­E dhe do të shtonte dyshimet në mënyrë të panevojshm­e sa i përket dobishmëri­së së procesit të aderimit, duke krijuar kështu një bazë të re për bashkëjete­sën paqësore të konkurrent­ëve politikë.

Në Europë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë esenciale për një shtet po aq të qëndrueshë­m dhe demokratik. NËSE SHQIPËRIA DËSHIRON TË SHKOJË NË KËTË RRUGË DREJT EUROPËS, SIGURISHT QË DO TË MARRË NDONJË MBËSHTETJE NGA GJERMANIA”.

A e keni sqaruar z. Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit dhe pamundësoj­në çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it në tetor 2019? A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke pasur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamenta­re dhe presidenci­ale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshm­e të përfaqësim­it në vend?

 ??  ?? Meta e Soreca
Meta e Soreca
 ??  ?? PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori i BE, Soreca
Ambasadori i BE, Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania