Panorama (Albania)

Pas tri ditëve KQZ vendos 812 mijë pjesëmarrë­s për votimet e 30 qershorit, PD nis protestat: Procesi nul!

Shifra, 45.276 vota të pavlefshme për kryetarët e bashkive

- ERVIN KOÇI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha dje shifrën finale për pjesëmarrj­en në zgjedhjet e 30 qershorit. Nëpërmjet një deklarate për mediat nga zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj, institucio­ni deklaroi se në procesin zgjedhor të 30 qershorit, kanë marrë pjesë 812249 votues ose 22.97% e totalit të votuesve.

“Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga KZAZ- të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ- së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithsh­ëm të zgjedhësve prej 3.536.016”, theksoi zëdhënësja e KQZ, duke dhënë në këtë mënyrë edhe shifrën finale të pjesëmarrë­sve në zgjedhje. Deklaratat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ditën e zhvillimit të votimeve ishin kontradikt­ore me votat që dolën në kuti. Në raportim e bërë nga KQZ ditën e diel, në orën 19: 00, kur përfundoi edhe orari zyrtar i votimit, ishin 771863 votues ose 20.6%, ndërsa në shifrën finale të pjesëmarrj­es ky numër u rrit me rreth 40 mijë vota, duke shtuar në 812249 ose 22.97%. VOTAT E PAVLEFSHME

Këto zgjedhje vendore, përveçse do të mbahen mend si votime pa opozitën pjesëmarrë­sve, do të kujtohen edhe për rekordin e tyre historik për votat e pavlefshme. Zëdhënësja e KQZ- së dha dje shifrat finale për votat e pavlefshme në rang kombëtar, duke theksuar se: “Numri i përgjithsh­ëm i votave të vlefshme për kryetarë bashkie është 765.825, ndërsa për këshilla bashkiakë, 760.933. Numri i përgjithsh­ëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiakë është 49.986. Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar”, tha zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj. Nga të dhënat paraprake rezulton se në Bashkinë Tiranë, janë regjistrua­r rreth 13 mijë vota të pavlefshme, që përbëjnë 7% të totalit. Më e lartë është përqindja në Lezhë, ku votat e pavlefshme ishin 9% ose 1.269 fletë. Ndërsa 6% e votave të hedhura në Bashkinë Shijak janë të parregullt­a, saktësisht 359 fletë. Në Kurbin, votat e pavlefshme llogariten 7%, në Kukës 8% dhe në Vlorë 6%. Shifra më e lartë e votave të pavlefshme llogaritet në Bashkinë Përmet, 11% e totalit, ndërsa në Gjirokastë­r janë numëruar 660 fletë të pavlefshme, që përbëjnë 6%. Numri i votave të pavlefshme për Bashkinë Durrës është 3029 të tilla, që përbëjnë 7.5%. Këto të dhëna flasin për shifra të larta të votave të pavlefshme në raport me numrin e pjesëmarrë­se në zgjedhje. Edhe në proceset e shkuara, ka pasur një numër të konsiderue­shëm fletësh të pavlefshme, por që në raport me pjesëmarrj­en nuk kanë qenë kaq të larta. Konkretish­t, në vitin 2016, kanë qenë 31.898 vota të pavlefshme ose 1.98% e totalit. Në zgjedhjet vendore të vitit 2015, ka pasur 38545 vota të pavlefshme për kryetarët e bashkive, ose 2.39%, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2013 kanë qenë 24279 vota të pavlefshme ose 1.39%.

 ??  ?? NGA PROTESTAT E PD ( MAJTAS) GJATE PROCESIT TE NUMERIMIT TE VOTAVE
NGA PROTESTAT E PD ( MAJTAS) GJATE PROCESIT TE NUMERIMIT TE VOTAVE
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania