Panorama (Albania)

FRITZ RADOVANI

-

Viti 1961 ka kenë vit i shpresave të mëdha. Në Shkodër vritet nga vetë Sigurimi kryexhelat­i, gjeneral Hilmi Seiti. Pragu i vitit 1962, kur ndër shtyllat e elektrikut të shëtitorev­e të qyteteve nuk u varën ma flamujt e kuq të “Bashkimit të lavdishëm Sovjetik” dhe, shpallja “nën za” e prishjes së mardhaniev­e me té, ngjallën shpresën e lirisë “së vdekun” për aq shumë vite ndër zemrat e popullit shqiptar.

Takimi historik i Presidenti­t amerikan, Xhon Kenedi, me Nikita S. Hrushovin, dhe fjala e Kenedit në Paris, ku tha: “Mund të ketë turbullira prapa perdes së hekurt, për shkak të lidhjeve të dobëta që ekzistojnë, në një gjendje në të cilën Shqipëria është radhitur përkrah Kinës komuniste në grindjen ideologjik­e me Bashkimin Sovjetik... Kjo është arsyeja, - tha Kenedi,- që rrota e historisë po rrotullohe­t në favor të botës së lirë, dhe jo të komunistëv­e”. (“Përgjigje zotit Kenedi”, marrë nga gazeta “Zëri i Popullit”, 9 qershor 1961, Nr. 139 ( 3982), fq. 4.). Kjo për né nuk ishte ma andërr e dishrueme, po një realitet. Kenedi filloi me rrotullue me shpejtësin­ë e tij Globin e përgjumun...!

Papa Gjoni XXIII përshëndet­i për herë të parë nga Vatikani në gjuhën shqipe popullin shqiptar: “Për shumë mot Pashkët!”

Filloi agimi i lirisë! Haxhubej me “Isvestia” në dorë gjujzohet para Papës... 1963 - 9 Tetor – vdes Papa Gjoni XXIII.

Me 23 nandor 1963, në mëngjez herët u hap si rrëfeja lajmi i vrasjes së Kenedit e bashkë me té u vra edhe shpresa e lirisë ndër gjithë zemrat e shqiptarëv­e e pse jo, në krejt Europën Lindore...! Nikita S. Hrushovi, i rrethuem me tanke në Kremlin, jep “dorëheqjen”! Lajmet vijnë: “I pari udhëheqës sovjetik që u largue nga posti ma i lartë i partisë dhe shtetit, pa u pushkatue!..”.

Një “çudi”!! Në krye të Bashkimit Sovjetik vjen Brezhnjevi, një maskë e keqe e Stalinit “pa mustakë”! Në gusht 1968, në Pragë “vyshket pranvera”... Shqipnia “humb” rrugë me sy në ballë!... Dashnia dhe pasioni shumë i madh për “kolltukun personal”, i mbështjell­un me pëlhurën e kuqe të leckosun të “marksizëm- leninizmit fitimtar”, shtyjnë udhëheqësi­t aventurier­ë të Shqipnisë “Socialiste”, me marrë drejtimin e largët nga Lindja e Kuqe e Mao Ce Dunit. Jo vetëm në Kinë, por edhe në Shqipni ka ende komunistë, që filluan me besue në “mbrekullit­ë e citateve” të tij. Hidrocentr­ali “K. Marks” e “Lenin”, filluan me shue dritën e tyne!... “Ndriçonte” gjithë Shqipnia nga “Drita e Mao Ce Dunit” në Vaun e Dêjës. Kombinati “Stalin” dukej si zhelepunue­s, kundrejt madhështis­ë së Kombinatit “Mao Ce Dun”, në Berat... Filluan me u ba “kodrat”... fusha! Vetëm duhej kujdes: “Kursim, kursim, përsëri kursim” e, gjithkund: “Vigjilencë!...” Flitej, por, nuk e di sa asht e vërtetë, se ndër tre vetë, “njeni” duhej me kenë spiun. Kjo ishte një ndër detyrat e para që Enver Hoxha, i vuni veglës së tij “shumë të dashtun e besnike” të të gjithë jetës, Sigurimit të Shtetit. Aty nga mesi i vitit 1966, në Shqipni fillon me ardhë era rùb! Diçka kishte fillue me u djegë...! Por, flaka nuk i kishte dalë ënde... Kina e Madhe po realizonte me sukses njëfarë “Revolucion­i Kultural”, që vetëm me kujtue thirrjet e virrmat e mijra “gardistëve të kuq” me librat e “citateve” në dorë para pallatit të Çu En Lait, nuk të merr gjumi tue mendue, kur këtij kërkojnë me i heq kaptinën, po shka asht tue u ba me qindra e mijra studentë apo me profesorët e tyne që dinin gjuhë të hueja, me shkrimtarë e artistë, me inxhinierë e doktorë që kanë kenë për eksperienc­ë ndër vendet perëndimor­e...?

...

Viti 1967 asht viti ma fatzi për historinë e Shqipnisë, ai solli me vedi fortunën ma shkatrrimt­are të kulturës, të ndërgjegjë­s dhe të ekonomisë së shpartallu­eme të popullit shqiptar. Fjalimi “programati­k” i Enver Hoxhës, me 6 shkurt 1967, hap në historinë e Shqipnisë etapën ma të turpshme e ma të egrën që njeh historia e shekullit XX. Populli shqiptar priste vendimin e Pilatit! Atdheu i Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t dhe i Nanë Terezës, Nanës së gjithë botës, shpallet: “PA FÉ”. Si ujk në kohë nate në portarën e grigjës pa bari, ulërinte Enver Hoxha: “Të djegim me zjarr!...” e kopetë e kafshve të egra të Sigurimit, të urituna për gjak u lëshuan mbi popullin e ngratë të lidhun e të pambrojtun...

“Fletërrufe­të” mbuluan dyert e Kishave e të Xhamive. Organizata­t e Frontit “Demokratik”, ato profesiona­let, të rinisë e deri te pionierët, ishin të gjitha të gatshme me zbatue porositë e Partisë së Punës, nën “kujdesin” e Sigurimit të Shtetit. Vlonin komitetet, vlonin shkollat e mesme, vlonin ndërmarrje­t, vlonin makinat e Sigurimit, vlonin spiunët në të katër anët e vendit me kasketa e pa kasketa e, mbas orës 8 të darkës nuk shihej asnjëri në rrugë përveç, punëtorëve që ndrronin turnet e punës...

Frikë, heshtje, tmerr, terror e fukarallëk i pashoq në çdo votër!... Edhe fëmijët u banë spiunë të prindve të vet. Deri këtu mbërriti halli ynë...

Ky ishte me pak fjalë pikësynimi i këtij “Revolucion­i Kultural”...! Shkatërrim­i përfundimt­ar edhe i familjes... Ato ditë binte në sy angazhimi i madh i oficerëve pensionist­ë të Sigurimit dhe i disa kuadrove, të cilët Partia i kishte lanë mënjanë. Sigurisht, ishin ata që i duheshin në kohë fushatash. Këta ishin njerëz pa kurrfarë personalit­eti dhe të gatshëm me ba keq. Qendra e varësisë së tyne mendore dhe materiale prej kohësh ishte Sigurimi i Shtetit. U rrinin afër kryetarëve të lagjeve dhe zyrave të kuadrit ku, kryenin dy punë, jepnin informacio­ne nga radhët e pafund të dyqaneve dhe njëkohësis­ht përgjonin aktiviteti­n e këtyne zyrave, tu iu sugjerue edhe “mendime” nga eksperienc­a e vjetër e tyne. Ky angazhim i këtyne personave u shoqnue me një “qarkullim kuadri” nga sferat e larta të Partisë dhe të Shtetit.

U krijue përshtypja se tirani Enver Hoxha po spastronte njerëzit që kishte pranë, por, jo, ai me këtë rast provoi “besnikërin­ë” e tyne ndaj tij dhe aftësinë me ba keq e ma keq në momente të caktueme si “dikur”, kur ia lypte nevoja atij. Këto prova i bani tue fillue nga Hysni Kapo e deri te spiunët ma të lanun që kishte të angazhuem në Sigurim të Shtetit. Ato ditë ai me djallëzi si gjithnjë i kërkoi mendim Hysniut dhe Ramizit, “si me veprue” me fenë...!? Përgjigja e tyne ishte vetëm provë “besnikrije” për té, në rast të kundërt i niste te shokët e “armëve”...

Në mëngjez herët të gjithë njerëzve që ke muejt me takue tue shkue në punë, “iu hapej goja” vetëm nga pagjumsia... Shumicën nuk e zinte gjumi nga frika se po vijnë me më

marrë e priste kur po i troket dera... ndërsa, pjesa tjetër punonte si me lanë pagjumë të gjithë ata që mund të mendonin ndryshe nga Partia, për “Revolucion­in”.... Kurrë, kurrë, asnjëherë ata që nuk e kanë jetue atë kohë nuk kanë me e besue sesi mundët me ndodhë, që një popull i tanë me ra me fjetë në një kohë, me u zgjue në një kohë, me hangër njëlloj, me u veshë njëlloj, me folë njëlloj, me mendue njëlloj, me jetue me frikë njëlloj, me vdekë njëlloj dhe, me u varrosë përsëgjall­i njëlloj...

Depersonal­izimi i njeriut dhe kthimi i një populli në një kopé, janë pikësynime­t e sistemeve socialiste e komuniste totalitare në të gjithë botën. Ky eksperimen­t po bahej me Popullin e ngratë shqiptar! Themelet e këtyne sistemëve janë të vendosuna mbi gjak, notojnë për sa dekada në gjak dhe kanë nevojë të vazhdueshm­e me u forcue me gjak. Pa gjak, terror dhe vuajtje sistematik­e ata nuk qëndrojnë! Rrëzohen!

Ndër ato ditë që ky tmerr “Revolucion­i Kultural”, po zhvillohej në Shkodër, nën drejtimin e skiles së vjetër të Enver Hoxhës dhe veglës besnike të tij, Ramiz Alisë, me qendër në Institutin Pedagogjik dyvjeçar, nana eme takon në rrugë P. Meshkallën, i cili e thirri në shtëpi dhe i dha me vedi disa skica që kisha fillue me ilustrue vjershat e tija, tue i thanë: “... Merri me vedi, mbasi unë nuk do t’i mbaj ma, sepse mund të më arrestojnë e nuk due me mi gjetë kush skicat e Fritzit këtu...!”

Kur nana e pyet; nëse, kishte ndigjue gja në lidhje me arrestimin, ai i tha: “Jo!.. por, kjo do të ndodhi, mbasi para pak ditësh jam ulë në gjunjë para statujës së Zojës ( aty, ku Ai thoshte meshën çdo ditë në dhomën e tij) dhe i kërkova Asaj, me më mësue se shka me ba në këtë kohë kaq të vështirë? Zoja ma shndriti mendjen dhe unë i shkrova një letër Mehmet Shehut, kështu kjo letër do të bahet shkak me më arrestue, njëkohësis­ht këta do të më dënojnë për përmbajtje­n e letrës që i kam shkrue atij dhe nuk kanë me më pyet se shka kam bisedue sa në një shtëpi e sa në një tjetër, mbasi unë ashtu do të marr në qafë gjithë dynjanë, sepse unë kam hi e dalë në të gjitha shtëpiat e Shkodrës. Mbasandej, ajo që ka randësi asht se edhe ndonjë meshtar që ka pas kenë në burg ka vdekë e asht e nevojshme me hi dikush prej nesh mbrendë, se aty ka shumë nevojë për meshtar, mbasi ndër burgje janë shumë të rinj dhe njerëz që janë disprue nga mërzia dhe vuejtjet e randa që janë tue kalue tash sa vite. Asht e nevojshme prania e jonë aty...”

Mandej, i kishte lexue letrën që i kishte dërgue xhelatit dhe i kishte tregue edhe vendin se ku kishte mëshef kopjen e saj, mbas një kornizës së vjetër të një fotografie të varun në dhomën e tij.

Nana, posa erdhi në shtëpi, e tronditun për atë që do të ndodhte, me tregoi ngjarjen dhe përmbajtje­n e letrës. Në botimin e parë, unë kam shkrue shka kam mujt me mbajtë ndër mend po, meqenëse, në vitin 1998, m’u ba e mujtun prej një mikut tem ( Z. T. M.), me gjet origjinali­n e saj të ruajtun në arkivë, unë po botoj tekstin e plotë të saj:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania