Panorama (Albania)

Kafja e gabuar!

- AGRON GJEKMARKAJ

Një palo gjumë bëra. Vapa dhe dertet e vatanit ma bënë natën ferr si të ishte Tendë e Qypit për gjermanët. Falë Zotit, lajmin që do ma bënte natën më të kreshpërua­r, e mësova tani në të dalë të dritës. Blendi Klosi, për fatin e tij të keq, kushedi sa e mallkon rastësinë, vendin dhe orën, ku kishte ndeshur në rrugë Fahri Balliun. Fahro është xhymert i madh. Të keqen ia merr për nga bujaria edhe xhymerti, kasap për të...

Kjo është kalbësirë shpirtëror­e që na ka mbytur. Këtu nuk është faji i Edi Ramës. Thjesht ai e di këtë dhe e përdor maksimalis­ht. Edhe Enveri e dinte. Individi dhe shoqëria i lejojnë. Kafja e gabuar na ka çuar në llogore e tribalizëm. Kulti i besnikut është kulti i barbarisë dhe shkatërrim­it të ligjit. Shikoni anëtarët e KQZ- së, besnikët e vërtetë, ata që kanë qenë e këta që janë, për të kuptuar ç’do të thotë besnik ndaj liderit në këtë vend. E çmoj Klosin që pi kafe me kundërshta­rin e më dhimbset kur nuk i del për zot

cilin është ngritur edhe një Tyrbe. E kishte ftuar Klosin e gjorë për kafe diku aty te Rruga e Ambasadave dhe ai gjithë njerëzillë­k kishte pranuar. Jakë, jakë ishin ulur ndanë xhadesë duke rrufitur kafenë e mejtuar, si vojt kështu kjo punë. Asnjëri s’e kishte menduar si faj këtë pjekje. Por nuk paskësh qenë kaq e thjeshtë kjo punë. Ndenjën ca e më pas u ngritën. Mirëpo, gurguleja fillon më vonë. Një rilindës i çmeritur, i befasuar deri në dhimbje nga takimi në këtë kohë lufte me armikun Fahro, i kishte filmuar me celular dhe menjëherë këtë gjëmë, këtë kiamet ia kishte përcjellë vetë liderit Edi Rama. Hataja paskësh ndodhur. Nami i zi. Me urgjencë e suferinë, Edi Rama kishte mbledhur partinë veç kishte ndarë Kryesinë. Celularin kishte ndezur, teksa të gjithë prisnin me zemër në dorë. Kumtin si përbindësh kishe lëshuar në sallën Krupskaja, ku bëhen takimet solemne.

Blendi Klosi ka pirë kafe me Fahri Balliun. Heshtje varri. Frymëmarrj­a ndalet. Shikimet prekin majat e këpucëve. Qafa përkulet e ngërçet prekin arrçin e saj. Shikoni, shikoni, u tërheq vëmendjen dhe në ekranin e celularit shfaqet videoja ku Klosi dhe Fahro të qeshur pinë kafenë. Kryeminist­ri komenton lëvizjet, mesazhet, rëndësinë e situatës dhe sidomos, peshën e gabimit e të dobësisë për t’u ulur me armikun. Një ligjëratë 30- minutëshe, ku Fahro shpallet armik me kuç e me maç dhe një sërë pyetjesh pse ti ministri Klosi qesh vazhdimish­t kur Fahro qerratai flet? Ai dihet, më shan vetëm mua. Ty të pëlqen kur shahem unë? Ky është mesazhi që jepni poshtë e përpjetë? Të paktën të rrije i vrenjtur, i zymtë, hijerëndë, ta shaje, të ngriheshe, të ikje me tërsëllimë, por jo, ti ndenje gjatë… i qeshur… dhe imazhet me komentet e liderit ishin të vetmet psherëtima jete në atë sallë. Më besnikët donin ta bënin copë- copë me shikimet e tyre plot pezëm. Një damar u pulsonte në ballë! Si e bëri këtë? Si mundi? E shoftë mortja, i rëntë damllaja, e zëntë kolera, rënkonin ministrush­ët nën zë teksa me përbuzje shikonin kolegun që ishte ulur këmbëkryq me armikun Fahro. Ndonjëri meditonte në heshtje i pazoti të reagonte, të rrish me kundërshta­rin e ha, të rrish me kriminelët bën karrierë! Eh Klosi, dukej ai një i kryqëzuar në rrugën Kapua!

Të pranishmit mendonin bisedën mse Fahros dhe Klosit. Si ka mundësi, Balliu e ka pasion të lëvdojë Berishën dhe Metën e të shajë Ramën, kryetemë e ka atë muhabet dhe Klosi vetëm qesh?! Paskësh qenë dakord d. m. th. eee, tradhtari… Ndonjë më idealist si Majko ende beson se Klosi i ka folur Fahros me butësi për virtytet e Ramës dhe të mirat që Rilindja i ka bërë Shqipërisë. Ndoshta ka tentuar ta bindë që të takohet edhe me Ramën. Burra dhe gra të Rilindjes kishin heshtur teksa lufta e klasave pamëshirsh­ëm bënte kërdinë. Mos qofsh more Fahro, mos qofsh! Nuk munda dot të mos reflektoj pak mbi këtë “tradhti” të Klosit të kapur në kohë nga syri vigjilent i klasës. Rastësi e kam konsiderua­r që ndonjë mik a mikeshë andej nga qeveria dhe Rilindja kanë bërë sikur nuk më kanë parë dhe kanë rendur me dihamë. S’kanë kohë, kam besuar se Shqipëria ka halle e plagë shumë e ata vrapojnë që mbi to të vënë melhem. Një ministre nga të rejat, që e dija për mike, takova një ditë para dy kullave, betohem që ishte rastësi e kulluar se nuk dua t’i vë njolla të murrme në biografi.

Tani e kuptoj pse u tkurr, u mpak, u tret, u mbulua me djersë se dritarja e të madhit ngrihej mbi ne si syri i ‘ Big Brother’, më pa vëngër, më dha majat e gishtave, asnjë përqafim për be, rrotulloi kokën gjithandej plot siklet. Kur do e pimë një gotë verë i thashë gjithë njerëzillë­k, kurrë më tha, atdheu ka halle e ti do verë. Rroftë Edi Rama, vikati që ta dëgjonte shoqëruesi dhe iku nga sytë këmbët e më la kuk në mes të bulevardit. E pra, Rama vetë rri me ne që e kritikojmë pas debateve televizive, ku heqim ndonjë gotë verë e ku muhabeti është muhabet e qyfyrja qyfyre. Po me gjasë, vetëm i madhi e ka ketë të drejtë. Më ka marrë malli të pi një kafe me Sandër qafirin, po tani si erdhën punët është ta vësh në siklet, t’i prishësh ditën dhe natën, se jemi ca tipa që kemi llapur shumë ndaj liderit në këto kohë, megjithëse ai nuk bën gabime nga të Klosit. Një ditë kur Rilindja do jetë e shkuara, do piqemi ndanë vatrës me miq e shokë, që tani partia s’i lë. Si mbërrimë në këto kohë???

Kinse 30 vjet demokraci, po të pish kafe me kundërshta­rin të hiqet vërejtje në mbledhje kryesie dhe kjo jo vetëm në PS dhe te Edi Rama, po kudo, në çdo parti shqiptare me zë apo pa zë. Ky është degradim dhe banalitet shpirtëror e mendor. Si nuk del një t’i thotë shefit të vet: Na more, të dhjefsha karrigen , mandatin, zyrën, ti më tregon mua me kë të rri e më kë të pi kafe në epoke lirie? Por çuditërish­t, asnjë i vetëm nuk dalka me asnjë parti të majtë a të djathtë të bëjë këtë. Kjo është kalbësirë shpirtëror­e që na ka mbytur. Këtu nuk është faji i Edi Ramës. Thjesht ai e di këtë dhe e përdor maksimalis­ht. Edhe Enveri e dinte. Individi dhe shoqëria i lejojnë. Kafja e gabuar na ka çuar në llogore e tribalizëm. Kulti i besnikut është kulti i barbarisë dhe shkatërrim­it të ligjit. Shikoni anëtarët e KQZ- së, besnikët e vërtetë, ata që kanë qenë e këta që janë, për të kuptuar ç’do të thotë besnik ndaj liderit në këtë vend. E çmoj Klosin që pi kafe me kundërshta­rin e më dhimbset kur nuk i del për zot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania