Panorama (Albania)

Meta me Engel në Tropojë: Asnjë intrigë nuk mund ta përçajë aleancën me Amerikën

Presidenti, mesazh nga Tropoja: Asnjë intrigë, gjoja në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të mund t’i përçajë

- ERVIN KOÇI

Presidenti Meta deklaroi dje se nuk ka forcë në botë që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro- amerikane dhe se asnjë intrigë, gjoja në emër të SHBA- ve, nuk mund ta përçajë atë.

Këtë deklaratë, kreu i shtetit e bëri gjatë një takimi që zhvilloi dje me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel. Ky takim u zhvillua në Tropojë ku kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Besnik Dushaj, i vendosi emrin “Kongresmen­i Eliot Engel” rrugës Gjakovë- Qafë Morinë- Tropojë. Duke iu drejtuar të pranishmëv­e në ceremoninë e përurimit, Presidenti Meta vuri në dukje kontributi­n që ka dhënë kongresmen­i amerikan në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave shqiptare. “Të gjithë urojmë shtetin e Kosovës për ditëlindje­n në 17 shkurt! Unë e kam shumë përzemër këtë datë, për shkak se më 16 shkurt kam ditëlindje­n e vajzës. Këtë 17 shkurt, unë e urova Kosovën duke bërë një postim në rrjetet sociale me një foton time në zyrën e kongresmen­it Engel me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në sfond. Sepse sa herë që ne shkojmë në zyrën e tij, gjithmonë do të takojmë Shqipërinë, Kosovën dhe historinë e marrëdhëni­eve të shkëlqyera shqiptaro- amerikane. U shpreh mirënjohje­n më të madhe bashkive të Tropojës dhe të Gjakovës, që i kanë vendosur kësaj rruge emrin e Eliot Engelit, por unë jam i sigurt që emri i tij është i gdhendur në çdo zemër shqiptare, që rreh shqip këtu në Malësinë e Gjakovës, në Nju- Jork, në Shqipëri, në Kosovë e në të gjitha trojet tona e kudo në botë. Kudo, në të gjithë botën, e kam ndierë kujdesin e përpjekjet e tij për njohjen e Kosovës.

QËNDRIMI Në fjalën e tij përshëndet­ëse, kreu i shtetit u ndal edhe te marrëdhëni­et ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit shqiptare, duke theksuar se kjo aleancë nuk mund të vendoset në diskutim. “Sot, në praninë e tij, dua të theksoj diçka shumë të thjeshtë: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaroa­merikane! U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite të shuante çdo ndjenjë pro amerikane, por ja që nuk ia arriti dot për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e parrezikua­r, pavarësish­t se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojn­ë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Shqiptarët nuk qëndrojnë në këtë aleancë si një popull pa dinjitet, por qëndrojnë si një popull, i cili ka vuajtur historikis­ht shumë nga pushtimet dhe nga tiranitë. Populli shqiptar i do dhe do të luftojë më shumë se çdo popull tjetër në botë për idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e Amerikës, por edhe të qytetërimi­t botëror ku edhe ne bëjmë pjesë. Prandaj, i dashur kongresmen­i Engel, ju faleminder­it shumë për gjithçka që keni bërë për kombin tonë dhe për gjithçka që ju do të vazhdoni të bëni! Ju uroj shëndet! Zoti t’ju japë fuqi, sepse nga zyra juaj dhe nga dritarja juaj në Uashington shikohen aq qartë dhe aq pastër marrëdhëni­et shqiptaro- amerikane, që unë jam i bindur se ne do t’i forcojmë akoma edhe më tej!”, u shpreh Presidenti Meta.

KONGRESMEN­I Kongresmen­i Engel u vlerësua dje edhe me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës”, për kontributi­n historik dhënë për miqësinë shqiptaro- amerikane dhe përkushtim ndaj çështjes shqiptare. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kongresmen­i amerikan falënderoi Presidenti­n Meta, duke nënvizuar se aleanca mes popullit shqiptare dhe atij amerikan gjithmonë do të sjell fat. “Aleanca mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjithmonë do të sjellë fat. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve sepse është vërtet një nder kur një rruge i vihet emri im dhe jam gjallë për ta përjetuar këtë.

Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaroa­merikane. U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite të shuante çdo ndjenjë pro amerikane, por ja që nuk ia arriti dot

Ua them miqve të mi në Nju- Jork dhe Uashington se mund të udhëtosh anembanë botës si amerikan, por askund nuk do të trajtohesh aq mirë sesa nga miqtë tanë shqiptarë”, u shpreh kongresmen­i amerikan. Pas kësaj ceremonie, Presidenti i Republikës, së bashku me kongresmen­in Engel, vendosën në shenjë respekti një buqetë me lule te shtatorja e Heroit të Demokracis­ë, Azem Hajdari, në sheshin kryesor të Bajram Currit, në prani të personalit­eteve të ftuar dhe drejtuesve të pushtetit vendor.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë ceremonisë në Tropojë
Dje, gjatë ceremonisë në Tropojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania