Panorama (Albania)

Do trafikonin një vajzë të mitur për prostituci­on në Greqi, 7 në pranga

- Gjatë arrestimev­e

Policia e Korçës dhe e Maliqit finalizuan dje një operacion të koduar "Zereci", i ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, trafikimit të të miturve dhe armëmbajtj­es pa leje. Policia tha se dje gjatë këtij operacioni u bë e mundur të parandaloh­et trafikimi i një vajze të mitur në drejtim të Greqisë, me qëllim shfrytëzim­i për prostituci­on. Ndërsa gjatë veprimeve të terren për kapjen e grupit, Policia arriti të parandaloj­ë një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Në përfundim të operacioni­t janë vënë në pranga 7 persona, ndër ta pjesëtari i një organizate kriminale me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, i dënuar më parë në Greqi, ndërsa është shpallur në kërkim një shtetas tjetër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r armë zjarri dhe të ftohta, municione luftarake, granata dore, vlera monetare ( lekë, dollarë, euro), bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa etj.. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit tha se operacioni u realizua në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale. Në kuadër të procedimit penal të nisur 2 muaj më parë, ndjekur me metoda speciale hetimi, nga shërbimet e Komisariat­it të Policisë Maliq, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Korçës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit dhe Sektorit për Rendin e Policimin në Komunitet në Policinë e Korçës, u ndaluan shtetasit: R. L., 33 vjeç, banues në Drithas, Maliq, ( i dënuar më parë në Greqi për veprat penale "Vjedhja me dhunë", "Vjedhja me armë", vepra penale këto të kryera në kuadrin e organizatë­s kriminale); M. F., 37 vjeç, banues në Kakaç, Maliq; E. B., 34 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec; R. M., 29 vjeçe, banuese në Kakaç, Maliq; E. K., 26 vjeç, banues në Zerec, Maliq; O. M., 39 vjeç, banues në Zerec, Maliq; Ç. F., 36 vjeç, banues në Kakaç, Maliq ( i dënuar më parë për vjedhje) për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit". Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit me iniciale L. P., 28 vjeç, banues në Shelcan, Elbasan. Nga hetimet e kryera është provuar se shtetasit R. L., M. F., E. B., R. M. dhe L. P. kishin planifikua­r të trafikonin për qëllim prostituci­oni në drejtim të Greqisë një shtetase të mitur. Gjithashtu, shtetasit R. L., M. F., E. K. dhe O. M., në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Zerec, Maliq, të cilat u asgjësuan gjatë operacioni­t dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 ??  ?? Armët dhe paratë e sekuestrua­ra nga Policia
Armët dhe paratë e sekuestrua­ra nga Policia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania