Panorama (Albania)

Sezoni turistik, Policia cakton orar për muzikën

Deri në orën 23: 00 në ditët e javës, 24: 00 në fundjavë

-

Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me institucio­ne të tjera të ngarkuara me përgjegjës­i në kuadër të TaskForcës "Për sezonin turistik veror 2019" kanë marrë masat për garantimin e pushimeve të qeta dhe të sigurta për të gjithë pushuesit në zonat turistike dhe plazhe, ku një ndër më kryesoret është menaxhimi i nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare. Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajit qershor për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, Policia ka përcaktuar një orar për muzikën. "Në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga Kryeminist­ri i vendit dhe ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhersh­ëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate apo me muzikë live, që të respektojn­ë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktime­ve të bëra në aktet ligjore, që janë ora 23: 00 në ditët e javës dhe ora 24: 00 në fundjavë", tha dje gjatë një deklarate për shtyp drejtori i Departamen­tit të Sigurisë Publike, Gjovalin Loka. Sipas tij, me qëllim plotësimin e standardev­e për pushime të sigurta dhe të qeta në zonat turistike dhe qendrat e banuara, Policia e Shtetit ka hartuar dhe po zbaton një plan masash të detajuar me detyra sipas strukturav­e përkatëse. Policia do të ushtrojë kontroll të pandërprer­ë dhe do të marrë masa të menjëhersh­me në funksion të shqetësime­ve të ngritura nga qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare e ato urbane, duke ndëshkuar sipas akteve ligjore në fuqi, çdo subjekt që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara. "Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjitha institucio­net që kanë detyrime në kuadrin e TaskForcës, që të ushtrojnë kompetenca­t e tyre ligjore dhe të marrin masa të menjëhersh­me për disiplinim­in e nivelit të zhurmave, duke iu përgjigjur në kohë shqetësimi­t të qytetarëve, në të kundërt do të merren masa jo vetëm ndaj subjekteve që krijojnë ndotje akustike, por dhe ndaj përfaqësue­sve të institucio­neve përgjegjës­e që nuk përmbushin detyrimet", tha dje Loka.

 ??  ?? Gjovalin Loka, dje gjatë deklaratës për sezonin veror
Gjovalin Loka, dje gjatë deklaratës për sezonin veror

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania