Panorama (Albania)

Në Libohovë për të prezantuar e vetme finalen e “Miss Shqipëria”

Kurorën e nuses do e vendos kur ta ketë shkruar Zoti!

- KLOTILDA HARKA

Arjola Shehu do të prezantojë e vetme sonte finalen e “Miss Shqipëria 2019” në Kalanë e Libohohës. Pas një turi që ka nisur në Tiranë për të shkuar deri në Ulqin në veri dhe Sarandë në jug, 28 konkurrent­et e këtij viti presin me ankth kurorëzimi­n larg metropolit. Për adrenalinë­n e show- t me të ftuar specialë, artistë të njohur të skenës dhe një juri profesioni­ste, Arjola flet për “Panorama Plus”.

Ke njoftuar sipërmarrj­en e fundit, prezantimi­n e “Miss Shqipëria”. Pse ndihesh kaq e lumtur për një garë ku konkurrenc­a mes të bukurash është në plan të parë?

Është fat të provosh kënaqësinë e jashtëzako­nshme të të qenurit e përzgjedhu­ra e një produksion­i për të prezantuar një kompeticio­n të përmasave të tilla . Unë jam e lumtur sepse spektaklet më pëlqejnë dhe se kam kënaqësinë e madhe të të punuarit me dy njerëz të mrekullues­hëm, si Alda Bida dhe Petri Bozo. Më pëlqen sepse shijoj çdo eksperienc­ë që më rrit dhe më jep më shumë! Ndaj jam mirënjohës­e!

Skena e “Miss Shqipëria” është vendosur në Libohovë të Gjirokastr­ës. Të duket e vështirë të bësh spektakël në një zonë jashtë metropolit?

Origjina ime është nga Gjirokastr­a, gjyshërit e mi kanë lindur aty, ndaj edhe besoj kjo e bën më të bukur dhe më të veçantë këtë përvojë për mua. Përveç kësaj, u mësova tani që të realizoj spektakle në qiell të hapur, sepse kjo barazvlerë­sohet me çdo produksion të “Deliart”, kështu që po shijoj çdo çast. Është bukur që të promovohet çdo cep i mrekullues­hëm i Shqipërisë, Petri Bozo është emri më i fuqishëm që lidh të bukurën dhe artin me historinë shqiptare.

Do të kesh partner në këtë garë bukurie, dhe cili do të dukej i duhuri pasi ke provuar Ardit Gjebrenë?

Në produksion­e të tilla janë gjithmonë producentë­t ata që vendosin. Producenti Ardit Gjebrea, që është udhëheqësi i “Kënga Magjike”, vendosi të më kishte në krah mua. Në “Miss Shqipëria” më kanë dhënë besim të plotë për ta udhëhequr e vetme këtë spektakël, njësoj siç ndodhi edhe në “Netët e Klipit Shqiptar”, dhe jam shumë e lumtur, por njëkohësis­ht edhe me një përgjegjës­i të madhe që ta realizoj me sukses këtë mision.

Si ndodhi që ia fitove zemrën një regjisori me eksperienc­ë si Petri Bozo, duke qenë se ishe pjesë e projektit “Netët e klipit”?

Ah, “Netët e Klipit” është një përvojë e paharruesh­me për mua. Me një kimi profesiona­le, një harmoni dhe mirëkuptim të jashtëzako­nshëm më të gjithë stafin, që punoi me një dedikim të pamatë për atë produksion. Nuk di të të them shumë për “përse Arjolën”, ndoshta duhet të pyesim Aldën dhe Petrin, por di të të them që kam njohur njerëz të rrallë që i ndiej shumë pranë, njësoj si një familje e madhe.

Nga “Kush vjen për drekë” te një garë miss- esh, ku delikatesa është në plan të parë. Ti ku ndihesh më afër, jetës praktike apo asaj në majë të takave?

Besoj kjo është një e përbashkët, se edhe kuzhina do shumë delikatesë, padyshim. Jo domosdoshm­ërisht një vajzë për t’u dukur bukur duhet të qëndrojë në majë të takave, vajzat tona i kemi parë edhe sportive, praktike dhe me elegancën e veshjeve shik, e duken magjike në të gjitha versionet e tyre. Edhe unë jam komfort në të gjitha versionet e mia.

Ndërkohë që sa i takon televizion­it, u fol se po përgatites­h për një program të ri në “Ora News”. Çfarë mund të na zbulosh më shumë?

Unë mund të zbuloj që më 6 korrik do të jem në Kalanë e mrekullues­hme të Libohovës, ku do të shpallim më të bukurën shqiptare. Sezoni i ardhshëm televiziv është larg... Fokusi dhe energjia ime është e përqendrua­r e gjitha në bërjen mirë të punës sime, me gjithë besimin që Alda dhe Petri më kanë dhënë. Kam detyrë të rëndësishm­e përpara, kështu që më uroni fat!

Në fotot e fundit shfaqesh me kurorën e miss- it në këmbë. Si mund ta interpreto­sh atë gjest?

Kurora e Miss- it është autentike, me vlera të jashtëzako­nshme, e mbyllur në bankë dhe del prej andej vetëm në mbrëmjen e madhe të kurorëzimi­t të më të bukurës. Ajo kurorë që ju patë në “Instagram”- in tim, është një kurorë e zakonshme, se kurorën e Miss- it e mban një Miss dhe unë ende nuk jam shpallur një e tillë. Ishte një foto që na pëlqeu edhe e ndamë me ndjekësit e mi në rrjetet sociale, pa ndonjë domethënie të veçantë.

Për ty, ku fillon të qenurit e bukur si Miss nga seksi si aktore filmash për të rritur që shohim rëndom sot në rrjetet sociale? Po veten ku e sheh më shumë?

Nuk mendoj se rrjetet sociale janë kthyer në një vend ku promovohet vetëm antivlera. Ka edhe vlera, për ata që duan t’i përqafojnë, sigurisht. Po ashtu sikurse besoj në fuqinë e femrës, që ka një potencial të jashtëzako­nshëm për të bërë gjëra tej fasadës. Në “Miss Shqipëria” vlerësohet karakteri, inteligjen­ca, personalit­eti dhe padyshim edhe bukuria. Ku e shoh unë veten më shumë? Besoj që publiku më njeh dhe e di se moderimi dhe gazetaria është profesioni dhe pasioni im.

Pyetjet që u bëhen Misseve për paqen në botë, me çfarë pyetjesh më të forta do i zëvendësoj­ë?

Po sjell në vëmendjen tuaj një shprehje të Nënë Terezës. Ajo thoshte: “Nëse marshoni kundra luftës, nuk bëhem pjesë e juaja, por nëse marshoni pro paqes, ju lutem me ftoni...!” Nuk mendoj se “Paqe në Botë” është një mesazh i pakuptimtë dhe jodomethën­ës, përkundraz­i. Megjithatë, e kuptoj kontekstin në të cilin ju e sillni në vëmendje të lexuesit, e për këtë mund t’ju them se në “Miss Shqipëria” vajzat tona janë të etura për dije edhe për informacio­n. Ndaj dhe Universite­ti i Qipros, duke parë promovimin e vazhdueshë­m që ky kompeticio­n i bën pikërisht kësaj teme, ka vendosur që këtë vit të dhurojë një bursë të plotë për vajzën që do të shpallet “Miss Shqipëria”. Mund t’ju rrëfej dhe një detaj interesant për lexuesit tuaj, sepse kam qenë shumë pranë vajzave, janë shumë inteligjen­te dhe të shkathëta, po rrisim një brez të ri shumë të mirë.

Një kurorë nuseje kur mund ta shohim ta vendosësh në kokë?

Kur ta ketë shkruar Zoti!

Kurora e Miss- it është autentike, me vlera të jashtëzako­nshme, e mbyllur në bankë dhe del prej andej vetëm në mbrëmjen e madhe të kurorëzimi­t të më të bukurës. Ajo kurorë që ju patë në “Instagram”- in tim, është një kurorë e zakonshme, se kurorën e Miss- it e mban një Miss dhe unë ende nuk jam shpallur një e tillë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania