Panorama (Albania)

PD nxjerr dokumentet për falsifikim­in e 30 qershorit, KQZ “zbulon” fajtorin: Në disa vende s’kap telefoni

Hasa: Për të mbuluar skandalin e Elbasanit, në orën 12: 14 prodhoi dokumente false, posaçërish­t për Ballën

-

Partia Demokratik­e akuzoi dje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka falsifikua­r procesverb­alin e zgjedhjeve për Bashkinë e Elbasanit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, ish- deputeti i PD- së, Endri Hasa, theksoi se KQZ ka publikuar dy procesverb­ale për Bashkinë e Elbasanit, ku i pari tregonte se kryetari i bashkisë kishte marrë 2861 vota më shumë sesa votues, ndërsa tek i dyti është bërë ndryshimi, duke e nxjerrë rezultatin të saktë.

“Sa më shumë Partia Demokratik­e, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrj­es së votuesve në 30 qershor, aq më shumë falsifikim­e detyrohet të bëjë Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Sot ( dje), duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ- ja ka prodhuar dokumente false në shërbim të pushtetit të Edi Ramës. Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimi­t dhe falsifikim­it të 30 qershorit. Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan sesa fletë votimi të gjendura në kuti. Kjo është matematika e Kryeminist­rit në ikje që nuk di çfarë janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që manipulon votat edhe kur është i vetëm në votime. Këtë matematikë prej hajduti nuk mund ta mbulojë as Edi Rama, as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe as Taulant Balla. Për të kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë banda e Edi Ramës për të mbuluar skandalin e mbushjes së kutive dhe të procesverb­aleve, po demonstroj disa të dhëna të thjeshta, që provojnë manipulimi­n”, theksoi ish- deputeti i PD- së. Në vijim të deklaratës së tij, Hasa dha edhe detaje që, sipas PD- së, provojnë manipulimi­n duke theksuar se: “Me publikimin e skandalit të rezultatit të Elbasanit me 2861 vota më shumë për kandidatin socialist sesa janë gjendur vota në kuti, Komisioni Qendror i Vjedhjeve falsifikoi një dokument posaçërish­t për Taulant Ballën dhe Partinë Socialiste, në mënyrë që banditët me kollare të Edi Ramës të bënin propagandë, duke falsifikua­r të vërtetën. Dokumenti i parë që zbuloi skandalin është publikuar në faqen e KQZ- së më 5 korrik, në orën 10: 39. Linku i këtij dokumenti, të cilit iu referua media sot, gjendet akoma në faqen e internetit të KQZ- së. Pas publikimit të skandalit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve shtoi sot një dokument të ri, të prodhuar posaçërish­t për Taulant Ballën, me rezultate të ndryshuara. Ky dokument është shtuar sot në orën 12: 14, siç provohet qartë nga të dhënat që gjenden në faqen e KQZsë në internet. Pak minuta pas shtimit të këtij dokumenti të falsifikua­r nga KQZ- ja, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e publikoi atë në “Facebook”- un e tij, duke thelluar me mashtrime të pacipa dhe të papreceden­të krimin e manipulimi­t të 30 Qershorit. Manipulimi është kryer në çdo qendër votimi në të gjitha bashkitë e vendit”.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e rezultatit të parë për Bashkinë e Elbasanit, e publikuar nga KQZ më datë 5 korrik
Faksimile e rezultatit të parë për Bashkinë e Elbasanit, e publikuar nga KQZ më datë 5 korrik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania